Kryebashkiaku demokrat denoncon: Më arrestuan vëllanë në 03:00 të mëngjesit/ Policia e përgënjeshtron

Kryebashkiaku demokrat denoncon: Më arrestuan vëllanë në 03:00 të mëngjesit/ Policia e përgënjeshtron

Kryetari i Bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati ka denoncuar se FNSH-ja ka arrestuar vëllanë e tij në Komisariat, pa pasur prova. Në një deklaratë për shtyp, Nallbati është shprehur vëllai i tij akuzohet se ka kërcënuar një nga katër kandidatët që garojnë në fushatën elektorale për postin e kryetarit të Bashkisë, por një lajm i tillë nuk konfirmohet nga policia e Korçës. 

"Në orën 3 të mëngjesit të sotëm është shoqëruar nën presionin dhe agresionit policor, vëllai im me pretendimin se ka kërcënuar një nga katër kandidatët që garojnë në fushatën elektorale për postin e kryetarit të Bashkisë, ndërkohë që ka qenë jashtë qarkut të Korçës. Unë nuk jam në këtë fushatë elektorale, nuk bëj pjesë, nuk jam në këto zgjedhje farsë kandidat për asnjë lloj posti dhe për këtë arsye nuk kam asnjë lloj konflikti personal jo e jo, por as politik me asnjë prej tyre", tha Nallbati.

Pyetur nga Report Tv, nga Policia e Korçës, mësohet se uniformat blu nuk kanë arrestuar vëllanë e kryebashkiakut, për kërcënime të kandidatit për kryetar Bashkie. Personi i arrestuar është një punonjës, zjarrfikës i identifikuar si K.K., i cili ka goditur në trup kandidatin e pavarur, Fejzi Shaholli, por që nuk ka lidhje gjaku me Bledion Nallbati.

Përveç vëllait të tij, Nallbati denoncon se policia ka terrorizuar në orën 03:00 të mëngjesit disa familje në Devoll, përfshirë dhe banesën e kryebashkiakut, me qëllim që t'i trembin dhe të shtypin atë që ai e quan "revolt popullore".  

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nëpërmjet një skenari mafioz këto struktura kanë terrorizuar disa familje në Devoll. Duke përfshirë edhe familjen e kryetarit të Bashkisë Devoll. Qyteti është i rrethuar me forca të shumta të policisë së shtetit, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, forca të Drejtorisë së Policisë së qarkut Korçë, forca mbështetëse nga të gjitha komisariatet e policisë së qarkut të Korçës. E gjithë kjo situatë ka për qëllim intimidimin e qytetarëve të Devollit nëpërmjet terrorit policor në mënyrë që të mbyllin gojën dhe të shtypin revoltën e krijuar në popull ndaj kësaj qeverie për fatkeqësitë që i ka sjellë", denoncon kryebashkiaku.

Në fund, theksoi se zgjedhjet nuk do të zhvillohen më 30 qershor. "Referuar Dekretit të Presidentit të Republikës, botuar në fletoren zyrtare zgjedhje në Devoll nuk ka, as në Devoll dhe as në të gjithë Shqipërinë, tha kryetari i Bashkisë së Devollit", përfundoi ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 21/06/2019 13:44

    Ik ore budalla se te ka ardhur fundi dhe merresh me shpifje

    Përgjigju
  • Cubi: 20/06/2019 22:26

    Ca meri me keto lloj Monsterash kush i beson keta qen.

    Përgjigju
  • sali: 20/06/2019 18:21

    Juve prehistorike meritoni me shume se kaq se po shkateroni nje popull te tere maskarenj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!