Kryebashkiaku Elton Arbana: Këto janë sfidat për qytetin tim, Shijakun

Kryebashkiaku Elton Arbana: Këto janë sfidat për qytetin tim, Shijakun

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana

Sa herë më ndodh të takoj fëmijë unë i pyes se si duan që të jetë Shijaku.

Në fakt, unë besoj te gjykimi i tyre, jo vetëm sepse ata janë e ardhmja, por sepse janë frymëzimi më i madh dhe rruga më e sigurt që duhet të ndjekim për t'i plotësuar dëshirat që kanë, për ta parë qytetin e tyre plot ngjyra dhe të bukur.

Të gjithë duam që shtëpia jonë të jetë perfekte. Të njëjtën gjë duhet të dëshirojmë dhe për Shijakun, shtëpinë tonë të përbashkët.

Është nder dhe privilegj që mu besua përfaqësimi i qytetit tim. Përpjekjet e mia profesionale nuk përbënin thjesht ambicien e një të riu që dëshiron të ketë sukses. Për mua nisi një përgjegjësi më e madhe: Të bëja maksimumin për banorët e Shijakut.

Për këtë e nisa punën si kryebashkiak me moton:- "Çdo ditë dy punë konkrete për Shijakun që duam". Në 100 ditët e para të mandatit kemi bërë 200 punë për Shijakun dhe Njësitë Administrative.

Sfida e tërmetit na bëri të kuptojmë se ku ka vullnet për të bërë diçka ka dhe zgjidhje, madje ky, më shumë se një slogan, u kthye në një mendësi të punës sonë në shërbim të qytetarëve.

E imagjinoni për një moment se si është jeta kur mbetesh pa shtëpi?

Më pas mendoni punën e vyer që kemi bërë me të gjitha familjet e pastreha pas tërmetit të 26 nëntorit, duke hedhur themelet e rilindjes dhe solidaritetit njerëzor.

Me mbështetjen e pazëvendësueshme të Kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare ne arritëm të kthenim shpresën për më shumë se 800 familje që morën çelësat e një shtëpie të re falas, rikonstruktuam mbi 1500 apartamente të dëmtuara me grantet e dhëna, ndërtuam 4 shkolla dhe një kopësht. Tani po përfundojmë 30 pallate, që do të jenë dëshmia e ringritjes së plotë pas tërmetit.

Synimi im ka qenë gjithmonë t'i jap një përfaqësim dinjitoz të gjithë njerëzve që besuan te vizioni im, për të cilët jam pafund mirënjohës.

Mendjet skeptike nuk kanë qenë frenuese në rrugëtimin tim si kryebashkiak, përkundrazi më kanë fokusuar më shumë te punët që duhen çuar deri në fund, të impenjohem me orare të zgjatura, madje duke bërë më shumë nga sa pritej.

Sfida jonë e radhës është të hapim sa më shumë vende pune, të rrisim mirëqenien e çdo familje dhe do arrijmë ta realizojmë këtë qëllim që i kemi vënë vetes, pas përmbushjes së misionit tonë për rindërtimin.

Një faqe e re po hapet për Shijakun, të cilën do ta gdhendim në historinë e qytetit si një shëmbëlltyrë pozitive të zhvillimit të tij urban dhe njerëzor.

Ashtu si me fëmijët, pyes dhe veten se çfarë mund të bëjmë më shumë për Shijakun dhe vazhdoj të punoj për më të mirën e shijakasve të mi, familjes time të madhe!

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

SI.E./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leone: 30/08/2021 01:29

    Jepi nje dore parash Luan Zhegut meqe i paske cituar kengen "Bashke me Femijet".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja