Kryebashkiaku i Brukselit në krah të Veliajt: Uroj fitoren tënde Erion për të mirën e Tiranës

Kryebashkiaku i Brukselit në krah të Veliajt: Uroj fitoren tënde Erion për të mirën e Tiranës

Philippe Close

Janë të shumtë kryebashkiakët europianë, por edhe nga Ballkani Perëndimor, që bëjnë thirrje për të votuar Erion Veliajn. Edhe kryebashkiaku i Brukselit Philippe Close bën thirrje që në zgjedhjet e 14 majit të mbështetet Veliaj.

Tungjatjeta Erion! Treshi është një numër magjik, Zoti e ka thënë këtë dhe jam i sigurt që ti do ta fitosh këtë betejë. Lojë, set, ndeshje! Ju siguroj që puna juaj do t’ju kthehet mbrapsht në Këshillin Europian të Tiranës, duke përfaqësuar një qytet madhështor evropian që është i ri, me jetë, e i hapur për të gjithë botën dhe duke parë nga e ardhmja. Disa vjet më parë, qyteti i Brukselit, ftoi Tiranën dhe banorët e saj, duke i bërë pjesë të panairit tonë të Krishtlindjes, eventi madhështor i fundvitit që mirëpret rreth 3 milionë vizitorë. Unë kam qenë vet në dhjetëra misione në Tiranë dhe e admiroj zhvillimin urban, si edhe durimin e ekipit të qytetit që po i drejton ata. Një fjalë e urtë popullore thotë që: “Ti nuk e ndryshon një ekip fitues!”. Kështu që vazhdoni ndryshimin për një jetë më të mirë në Tiranën Europiane! Tirana juaj është pjesë e Europës. Uroj fitoren tënde i dashur Erion për të mirën e Tiranës”, tha ai. 

Pas këtij videomesazhi, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan: “Faleminderit për vlerësimin dhe mbështetjen miku im, Philippe Close.

"Shumë i nderuar të kem përkrahjen e një kryebashkiaku shembull në Europë, si ju, me qytetin tuaj fantastik Brukselin”.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
Sokol Cikalleshi i uron fitoren Veliajt: Të kishe qenë futbollist, do kishe qenë sulmues klasi se bën shumë gola

 

Bomberi i kombëtares kuqezi Sokol Cikalleshi shpreh mbështetjen për Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një videomesazhi, sulmuesi me origjinë nga Kavaja shprehet se Veliaj e ka kthyer Tiranën në një model që çdo qytet duhet ta ndjekë për t’u zhvilluar.

“Erion përshëndetje! Po e nis këtë mesazh për ty, për të uruar suksese në këtë garë! Ti të kishe qenë futbollist do kishe qenë sulmues klasi pasi bën vetëm gola. Nuk ka shkuar asnjë projekt bosh për Tiranën, por ti e ke kthyer për më mirë. Unë zemrën e kam në Kavajë, në vendlindjen time dhe më vjen mirë që po jepni një dorë. Tirana është model dhe çdo qytet duhet ta ndjekë për t’u zhvilluar. Çdo shqiptari i bëhet zemra mal kur e shikon vendin e tij të zhvillohet. Suksese dhe fitore”, thekson Cikalleshi.

Ndaj këtij urimi ka reaguar dhe kryebashkiaku Veliaj: “Shumë faleminderit për urimin dhe fjalët inkurajuese miku im i mirë, Sokol Cikalleshi! Kavaja dhe Tirana kanë zgjedhur të ecin përpara! Fitore e paç gjithë jetën”.

Palestrat e reja sportive, stadiumet, pistat e vrapimit, eventet e shumta sportive etj, e kanë kthyer Tiranën në promovuesen më të madhe të sportit dhe jo më kot këtë vit është shpallur dhe qyteti Europian për Sportin për vitin 2023.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit