Kryebashkiaku i Burrelit në SPAK, Agron Malaj qëndroi për 1 orë! U pyet në lidhje me çështjet që ka dijeni (VIDEO)

Tiranë- Një tjetër zyrtar vendor në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Paraditen e sotme është shfaqur në SPAK kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj.

Mësohet se kryebashkiaku ka qenë i thirrur në lidhje me kallëzimet që janë bërë ndaj tij, dy të tilla.

Pyetja e tij në institucionin e akuzës është bërë në cilësinë e personit që ka dijeni rreth çështjeve.

Burimet nga institucioni bëjnë me dije se zyrtari vendor socialist ka dalë nga godina pasi është pyetur në lidhje me çështje që kanë interes apo që ka deponuar dhe disponon informacion.

Malaj nuk dha prononcim për media dhe ka qëndruar në SPAK për rreth 1 orë. Më herët, në vitin 2020, PD e kishte denoncuar Malajn se e kapte ligji i Dekriminalizimit, por KQZ e rrëzoi.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja