PD nuk liron zyrat? Gjykata i jep mandatin Safet Gjicit e 8 kryebashkiakëve të tjerë

PD nuk liron zyrat? Gjykata i jep mandatin Safet Gjicit e 8 kryebashkiakëve të tjerë

Edhe pse prej kohësh Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do t'i lirojë zyrat e Bashkive, pasi nuk njohin zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Gjykatat e rretheve kanë dhënë mandatet për 9 kryebashkiakët e rinj të PS.

Kështu kryebashkiakëve të rinj u lind e drejta që të marrin zyrat e reja që u takojnë sipas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Gjyakat e Elbasanit ka dhënë mandatin për Andis Sallan.  Kryebashkiaku i LSI Altin Toska kishte bërë kërkesë për të marrë pjesë në gjykim, duke kërkuar të mos konfirmohej mandati i Andis Salla i cili u shpall fitues nga gara përballë Merita Xhikës nga Bindja Demokratike

Gjykatësi Bujar Musta vendosi rrëzimin e kërkesës së Altin Toskës për të marrë pjesë në gjykim dhe për të mos i konfirmuar vlefshmërinë mandatit të dhënë nga zgjedhjet e 30 Qershorit Andis Sallës.

Po kështu Gjykatat kanë dhënë mandatet për :

-Kryebashkiakun e Kolonjës, Aktori i njohur Erjon Isai,
-Kryebashkikaun e Kukësit, Safet Gjicin,
-Kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro,
-Kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu,
-Kryabashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj,
-Kryebashkiakun e Shijakut, Elton Arbana,
-Kryebashkiakun e Patosit, Rajmonda Balilaj,
-Kryebashkiakun e Pustecit, Pali Kolefski,.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve, të gjithë kryebashkiakët e rinj kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet.

Sipas ligjit është gjykata shkalla e fundit që u jep mandatin fituesve duke i zyrtarizuar në drejtimin e njësive të qeverisjes vendore.

Nga ana tjetër Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm të  Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, u bëri thirrje gjykatave që të mos miratojnë vendimin e KQZ-së për shpërndarjen e mandateve të kryetarëve të 61 bashkive, fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, megjithatë gjykatat nuk e kanë marrë parasysh këtë kërkesë.

Vendimi i gjykatës së Kukësit për vërtetimin e mandatit si kryetar bashkie të Safet Gjicit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 15/07/2019 20:46

    Kan te drejt shum!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Jua ka len baba pronen e baskis.A do behet ndonjeher ky shtet????????????? Cjan keta maskarenj qe bejn cfar te duan.Do ikin me ceremoni te shkretet.Do te dalin perher te fundit ne televizor,se edhe tv duan ti ken te tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar