Kryebashkiakët e rinj që dolën nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet, njofton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.
Sipas ligjit është gjykata shkalla e fundit që u jep mandatin fituesve duke i zyrtarizuar në drejtimin e njësive të qeverisjes vendore. I pari që e ka dërguar kërkesën është Erion Isai, që fitoi në Kolonjë, ndërkohë që listës i janë bashkuar edhe socialistët e tjerë që deri tani janë certifikuar si fitues nga KQZ-ja.
Ndërkohë që sot, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, u bëri thirrje gjykatave që të mos miratojnë vendimin e KQZ-së për shpërndarjen e mandateve të kryetarëve të 61 bashkive, fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Ai tha se v tha se votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese dhe se mundësia e fundit që ato të shpallen si të paligjshme, janë gjykatat në të gjithë Shqipërinë.
O gazmend ziu të mushme e ke. Ju kujtut se u bo Deti kos e vut lugët në brez. Tani vazhdoni hani me lugën bosh që ju serviri lylin 7×7= 42. Se lyli është kllaun cirku me kok të ngjyer o gazmendi zi.
PërgjigjuMore njerez,ky banon ne Tirane,c'ne kryebashkiak ne Erseke???!!!!!
Përgjigju