FIER, 17 Gusht/ATSH-Rrapo Isufaj/ - Kryebashkiaku I Fierit, Armando Subashi, ka organizuar sot nje takim me gazetaret lokale te mediave vizive dhe asaj te shkruar. Ne fokus te ketij takimi ishte jo thjesht dhenia e informacionit dhe rritja e trasparences se bashkise, por mbi te gjitha, aplikimi i nje filozofie te re bashkepunimi mes aparatit te bashkise me mediat.
Sipas Subashit, kjo praktike e re komunikimi me gazetaret eshte ne interes reciprok, pasi te dy palet shkembejne informacion, pasqyrojne problemet dhe shqetesimet e perditshme dhe ndihmojne njeri -tjetrin ne permbushjen e misionit te tyre.
"Media eshte jo thjesht nje informatore publike, por edhe nje ure ndermjetesimi komunitet -institucione", tha kryebashkiaku.
Gjate ketij takimi Subashi iu pergjigj per me shume se nje ore interesimit dhe problematikave te ndryshme te gazetareve. Ai informoi per nje sere reformash qe ka ndermarre bashkia si dhe per strategjine e plote te zhvillimit te bashkise se madhe ne perputhje me interesat dhe kerkesat e qytetareve. Kryefjala e gjithe takimit ishte predispozicioni I kryebashkiakut per rritjen e cilesise se sherbimit ndaj qytetareve, permreisimi I jetes se tyre dhe trasparenca per vendimet dhe projektet qe do te ndermarre bashkia. /a.ke/












