
Kryetari i bashkisë së qytetit të Bucha ka thënë për BBC se rreth 320 civilë u qëlluan për vdekje nga trupat ruse gjatë pushtimit të qytetit.
Duke folur në Word Tonight, Anatoli Fedoruk tha se kishte parë personalisht ekzekutimet e disa njerëzve nga forcat e Moskës.
"Kam parë disa episode," tha Fedoruk. "Ishin tre makina civile që përpiqeshin të evakuoheshin drejt Kievit dhe ata u qëlluan brutalisht. Ishte një grua shtatzënë, burri i së cilës bërtiste duke i kërkuar të mos e qëllonte, por ata thjesht e qëlluan brutalisht."
Fedoruk gjithashtu pretendoi se forcat ruse kishin gjuajtur politikanë vendas gjatë pushtimit të tyre.
Ai i bëri thirrje ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka mohuar akuzat për krime lufte nga trupat e Moskës, të "kalojë në qytetin e Bucha dhe të shohë trupat e njerëzve të vdekur dhe të shikojë në sy familjet, nënat, burrat e tyre, fëmijë që mbetën jetimë”, shkruan BBC.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kievi: 400 të zhdukur në Hostomel! Putin: Ukrainasit na provokuan në Bucha, s’kemi qëlluar civilë! Pentagoni: Rusët janë tërhequr nga Kievi dhe Kharkivi, trupat zhvendosen në lindje











