Kryebashkiaku i Kavajës i përgjigjet Ramës: Po riparojmë dëmet tuaja

Kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja ka reaguar pas akuzave që kryeministri Edi Rama bëri sot nga Golemi për ndërtimet pa kriter në këtë zonë. Kryebashhkiaku Sakja u shpreh se PD ka vetëm dy vite që e drejton Bashkinë e Kavajës, kohë në të cilën sipas tij është shembur monopoli i ndërtimit 6-vjeçar të ndërtuar nga Rilindja. Sakja e quajti akuzën e kryeministrit Rama, një sulm nga frika dhe shtoi se do të jenë në protestë derisa ai të largohet.

"Zoti Rama,

Qe ndertimi eshte nje valvule shkarkuese per punesim, kete duhet ta dish! Nen drejtimin e demokrateve, ne Bashkine e Kavajes eshte shembur monopoli i ndertimit 6-vjecar te klanit rilindas; kjo eshte e verteta.

Kjo e ka shqetesuar kliken e rilindasve ne qytet, e cila uzurpoi edhe reren, edhe zhavorrin, edhe mistrite e muratoreve punetore ne Kavaje per t’ia dhene te gjitha vetem nje firme.

Kjo nuk ndodh me!

Cdo propagande me prapavije te theksuar politike, retorike boshe, pa asnje argument nuk mund ta zhbeje kete te vertete.  Nga shkolla e mesme e Golemit, ne shoqeri te Kryetarit te Bashkise se Durresit, (shpresoj qe zoti KM te mos e keni marre vesh vetem sot qe Golemi eshte pjese e Bashkise Kavaje), pa asnje kavajas me vete, deklarove se do te ndryshosh nje sistem te tere administrimi, sepse Bashkia Kavaje, qe e drejtojme prej vetem 2 vjetesh, nuk paska ndertuar nje konvikt qe kerkon nje investim miliona euro.

Mbasi ndritet Durresin sot z. Rama dhe z. Dako ju leshuat Kavajes.

 Ne fakt, nuk ka ironi me te madhe se permendja e fjales "prokurori" dhe "pallate ne rere " ne prani te Vangjush Dakos.

Sot, bashkia e Kavajës zoti Rama, mbasi mbaroi riparimet e  dëmeve që bëri " rilindja" juaj në Kavajë dhe Golem  po  ben tamam ato që ju nuk i bete dot. Ajo qe sot ne po bejme eshte nje park 88 000 metra katrore e një kopesht femijesh ne mes, aty ku njerezit e tu e kishin shndrruar ne nje depozite plehrash.

Po bejme lulishte dhe parqe ne zonat administrative, ku ju nuk shkelet kurre!

 Zoti Rama duhet ta dish, se ne kushtet  kur nuk investon asnje qindarke ne nje bashki vetem per arsye politike, nuk mund te pretendohen investime disa miliona euro ne nje konvikt

Gjithsesi, te falenderoj se sot zbuluat platformen e sulmit kunder meje, ate te ‘45-es: kundershtar politik= ne litar! E di, kete sulm e ben se ke frike nga protestat!
Ke frike nga Kavaja, djemte e vajzat, burrat e grate e saj qe jane ne balle te protestave per rrezimin tend.

Po te kishe  me vete djem socialiste nga Kavaja, do te thoshin se une nuk jam frikacak Perkundrazi!
Aty, poshte zyres tende, perballe parlamentit do te na kesh, derisa te kuptosh se ora jote mbaroi. Sa per prokurorine, ti dhe kushdo tjeter e ka deren e Bashkise Kavaje te hapur!"
, shkruan Sakja.

Më herët lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, reagoi edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ai shkruan se ka ikur koha, ku Rama vendoste se cila bandë do  marrë lejen e radhës së ndertimit në Kavajë.

"Ai qe ndertimin e pallateve, kudo dhe pa asnje kriter, e beri filozofi te qeverisjes se tij lokale, ai qe permes pallateve qe mbolli kudo dhe me haracin e tyre mori partine, sot sulmoi me shpifje te uleta Bashkine e Kavajes. Me modelin tjeter te qeverisjes lokale ne krah, me Vangjush Dakon qe per pallate nuk kursen as trashegimine e qytetit, ne vend te ofrimit te zgjidhjes per mijera te papunet ne Kavaje, zgjodhi kercenimin dhe shantazhin ndaj Kryetarit te Bashkise Kavaje.

Meqe jemi tek prokuroria, beju thirrje te kalojne njehere nga Durresi i Gjushit, pastaj nga Kullat e parave te pista ne Tirane, pastaj tek Qazimi ne Elbasan dhe me rradhe tek te gjithe modelet e tua te qeverisjes kriminale lokale.

Koha ku ti urdheroje se kush bande do marre lejen e radhes se ndertimit ne Kavaje, ka perfunduar! E di qe je i zhgenjyer per kete. Mesohu, se shpejti kete mundesi sdo ta kesh ne gjithe Shqiperine", shkruan Bardhi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kleopatra: 15/04/2019 15:17

    Nuk e marr vesh cfare ka bere ky per qytetin e kavajes?!vetem se kane shkaterruar dhe ai park qe ky lavderohet shume se po e nderton ky zoteria ka qene projekti i RROSHIT. TUNG

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)