"Ky nuk është një operacion ushtarak special, ky është një gjenocid i popullit ukrainas. Mijëra njerëz vdiqën, shumë ishin civilë”, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, në një konferencë për shtyp në Forumin Ekonomik Botëror.
"Është e vështirë të kuptosh se çfarë po përjetojnë ukrainasit. Është një tragjedi e madhe, jo vetëm për Ukrainën, por për miliona njerëz në Evropë dhe gjithashtu për Rusinë, e cila gradualisht do ta kuptojë", shtoi kryebashkiaku, duke nënvizuar se kthimi i jetës normale nuk është i lehtë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet! Kuleba:Kemi nevojë për më shumë armë të rënda








