Kryebashkiaku i Kievit: Rusia nuk ka hequr dorë nga kryeqyteti, mbetet objektiv i tyre

Kryebashkiaku i Kievit: Rusia nuk ka hequr dorë nga kryeqyteti, mbetet objektiv i tyre

Rusët nuk e kanë ndryshuar mendimin për kapjen e Kievit dhe kryeqyteti ukrainas është gati të mbrohet shumë më mirë se sa ishte një vit më parë. Kështu tha kryetari i bashkisë Vitalii Klitschko në një intervistë për Zërin e Amerikës. 

“Kiev ishte dhe mbetet objektivi i agresorit. Kievi është zemra. Kievi është kryeqyteti. Dhe kjo është arsyeja pse ne po bëjmë gjithçka për të parashikuar skenarë të ndryshëm, madje edhe më të keqin", tha Klitschko. "Kiev tani është shumë më i mbrojtur se një muaj më parë, se gjashtë muaj më parë, madje edhe më shumë se një vit më parë. Tani ka një sistem kontrolli, një sistem postblloqesh, armë moderne dhe tashmë Forcat tona të Armatosura janë shumë më të forta se një vit më parë. Ata janë të përgatitur, të armatosur dhe madje është zhvilluar një program më i detajuar për të mbrojtur Kievin nga agresioni”, theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Macron-Bidenit: Kina ka një rol për paqen! Rrjedhje të reja të informacionit: Ukrainasit donin të godisnin rusët në Siri


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë

Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë