TIRANË - Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur rreth orës 10:00 sot në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK.

Në hyrje Isai nuk preferoi të japë komente për gazetarët para Prokurorisë. Pas daljes 1 orë më pas, kryebashkiaku i Kolonjës se kjo herë e dytë e paraqitjes në SPAK është njësoj këndshëm si hera e parë në vitin 2023.

'Njësoj këndshëm! Mund të them që dhashë disa shpjegim shtesë nga 2023. Nuk e di nëse duhet të them çështjen. Isha deklarues. Dhashë shpjegime shtesë.'

Më tej shtoi se dha dsia shpjegime shtesë për prokurorët nga ato që dha herën e parë në Prokurori. Por nuk specifikoi se për çfarë kallëzimi bëhet fjalë apo për cilën çështje është thirrur të hapë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni. 

Report Tv ka mësuar ndërkohë se një kallëzim është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga një avokat në Korçë, Esmerald Xhafa, i cili e akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre në disa vepra penale.