TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg që konvertohet me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se gjyqtarja Irena Gjoka nuk pranoi kërkesën e SPAK, që kërkonte dënimin me 1 vit burg. Ajo vendosi dënimin e tij në bazë me 6 muaj burgim. Duke qenë se Ismailaj përfiton nga aplikimi i nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, ai përfitoi ulje dënimi me 4 muaj  burgim, që konvertohen në 40 orë punë publike.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Qerim Ismailaj për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i   formularëve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Qerim Ismailaj me 4 (katër) muaj  burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Qerim Ismailaj dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 40 (dyzet) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës”, thuhet në dokument.

Pas 2 orësh në GKKO, Ismailaj tha se do të apelojë vendimin se është i pafajshëm , e ndërsa shtoi se pavarësisht dënimit, nuk do të japë dorëheqjen në Kuvend.

“Duke qenë i bindur në pafajësinë time të plotë por edhe duke ndjekur të gjitha procedurat do vazhdoj betejën në të gjitha shkallët e drejtësisë. S’do jap dorëheqjen nga mandati.”- tha ai.

Qerimaj u denoncua nga PD, ndërsa letër-porosia e autoriteteve greke zbuloi dënimin e dhënë për ngjarjen e vitit 1999 për rrahje ndaj një personi. Nga përgjigja e letër porosisë greke rezulton se Ismailaj ka patur dijeni për procedimin ndaj tij dhe ka firmosur dokumenta tek pala greke. Ndërsa publikisht ka deklaruar se s’ka patur dijeni dhe është proceduar në mungesë 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:53
SPAK kërkon 1 vit burg për Qerim Ismailajn, Kryebashkiaku i Mallakastrës: S’do lë mandatin, do vazhdoj betejën për pafajësinë time

 

Kryebashkiaku Qerim Ismajli ka folur pas seancës në SPAK duke u shprehur se është i pafajshëm dhe se do vijojë betejat për pafajsinë e tij.

“Duke qenë i bindur në pafajësinë time të plotë por edhe duke ndjekur të gjitha procedurat do vazhdoj betejën në të gjitha shkallët e drejtësisë. S’do jap dorëheqjen nga mandati.”- tha ai.