Kryebashkiaku i Moskës: 200.000 vende pune në rrezik pas largimit të kompanive perëndimore

Kryebashkiaku i Moskës: 200.000 vende pune në rrezik pas largimit të kompanive perëndimore

Sergei Sobyanin

Rreth 200,000 persona rrezikojnë të humbasin vendin e tyre të punës në kryeqytetin rus, Moskë, për shkak se kompanitë perëndimore kanë pezulluar operacionet e tyre në Rusi për shkak të sanksioneve të vendosura për pushtimin e Ukrainës, tha kreu i qytetit, Sergei Sobyanin.

Javën e kaluar, autoritetet ruse miratuan një program prej 41 milionë dollarësh për të ndihmuar punësimin në Moskë. Ky program ka për qëllim të ofrojë trajnime dhe punë të përkohshme, tha Sobyanin përmes një postimi në blogun e tij.

Qindra kompani perëndimore kanë njoftuar se do të pezullojnë operacionet e tyre në Rusi pasi Perëndimi vendosi një sërë pakosh të sanksioneve kundër Moskës, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Sobyanin tha se programi i ri synon që të mbështesë mbi 58,000 persona që kanë humbur vendet e punës, pasi të njëjtit kanë punuar për kompani të huaja. Ai shtoi se 12,500 prej tyre do të trajnohen.

Kryetari i Moskës tha se punët që do të ofrohen do të përfshijnë punë publike siç janë disa organizata të qytete dhe të tjera.

Ekspertët parashikojnë se ndikimi më i madh ekonomik i sanksioneve perëndimore ende nuk është ndierë në Rusi dhe ata presin që Moska të futet në recesion të thellë./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceco me bicak: 18/04/2022 22:17

    Ashtu qe te ndizet zjarri i protestave mbarekombetare se ndryshe nuk zbret nga kali Sllobodan Putinovici

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!