Ajo i ka kryer homazhet e vetme, ku ditën zyrtare të çlirimit të Shqipërisë ka ditën 28 nëntor dhe për rrjedhojë i ka kryer homazhet në këtë ditë. Por, ajo që ka tërhequr vëmendje është kryebashkiaku i djathtë në Bashkinë e Pogradecit, Eduart Kapri, i cili ndryshe nga anëtarët e PD në mbarë vendin, të cilët nuk kanë kryer asnjë homazh më 29 nëntor, ka zhvilluar homazhe, si dhe disa aktivitete kulturore në qytetin që ai drejton.
Kjo është bërë e ditur edhe në faqen zyrtare të Bashkisë Pogradec në ‘Facebook’, ku janë publikuar disa foto, ku mes të tjerave shfaqet dhe kryebashkiaku duke kryer homazhe.
“29 Nëntori, Dita e Çlirimit të Shqipërisë është një datë e lavdishme e historisë së popullit shqiptar pasi njihet si dita e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Kjo datë qëndron në histori si një lapidar i lartë në krah të 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë Kombëtare dhe është një fakt historik që është vulosur me luftën e gjakun e luftëtarëve.
Kryetari i Bashkisë z. Eduart Kapri, dhe përfaqësues te administratës pranë Bashkisë Pogradec ishin të pranishëm sot në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua në nder të Dëshmorëve të Kombit! Pas fjalimit të rastit, zoti Kapri bashkë me të pranishmit vendosën kurora me lule në nder të të rënëve, dhe vizituan muzeun, ku u njohën me foto dhe dokumente që i përkasin periudhës të Luftës Nacional Çlirimtare”, shkruhet në postimin e bashkisë.
(Postimi i Bashkisë Pogradec për homazhet e zhvilluara më 29 Nëntor)
d.c./shqiptarja.com










