Kryebashkiaku i PD sulm Patozit e
Topallit:Hanin thonj,prisnin humbjen

Kryebashkiaku i PD sulm Patozit e<br />Topallit:Hanin thonj,prisnin humbjen
Kreu i Bashkisë së Lezhës, i cili është edhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, Fran Frrokaj, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, është shprehur se e përçmon gjuhën e Topallit dhe Patozit, për të cilët thotë se kanë një komunikim të ulët dhe pa pikë kulture.

Gjithashtu, Frrokaj shton se është e vlefshme një analizë në PD-së, por kjo analizë duhet të bëhet pa armiq “të brendshëm” dhe gjuhë ordinere.

"E percmoj gjuhen e zj,Topalli dhe te z,Patozi. Komunikim i ulet dhe pa pike kulture!. Duhej te kishin qene ne fushate aktive per PD, vetem ashtu do besohej se ju dhimset vertete PD.

Harruan ata (e ca te tjere) se ishin humbesit e medhej ne 2013 ne qarqet e tyre dhe deri ne 2017 u struken pas karriges se deputetit dhe pas dorheqjes se Z,Berisha, pa mbajtur asnje pergjegjesi?!!!",
shkruan Frrokaj. 

Statusi i plotë i Fran Frrokajt 
E percmoj gjuhen e zj,Topalli dhe te z,Patozi. Komunikim i ulet dhe pa pike kulture!. Duhej te kishin qene ne fushate aktive per PD, vetem ashtu do besohej se ju dhimset vertete PD. Harruan ata (e ca te tjere) se ishin humbesit e medhej ne 2013 ne qarqet e tyre dhe deri ne 2017 u struken pas karriges se deputetit dhe pas dorheqjes se Z,Berisha, pa mbajtur asnje pergjegjesi?!!!

Cfare shkoi me keq ne Shkoder tani sesa kure ishte ne krye te listes se Shkodres ‘Zonja e hekurt”?! Them se do vlente vertete nje analize, por pa armiq te ‘brendshem, dhe gjuhe ordinere.

Ne fushate ketyre askush nuk ua pa minimumin kontributit, per te mos thene se mbase hanin thojt ne prapaskene duke pritur (!) me deshire e padurim kete situate qe eshte EDHE per shkak te prepotences se tyre ne nje te shkuar jo fort te larget. Miq te dashur, mos harroni se kundershtari (jo armiku) eshte z, Rama. Per demokratet aktiv ne fushate e kisha kete status.


statusi i fran frrokaj

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot