Kryebashkiaku i PD-së në Kavajë nën hetim për ndërtimet

Dhënia e 7 lejeve ndërtimore në bregdetin e Kavajës, ka bërë që prokuroria e këtij qyteti të nisë hetimet për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja dhe dy vartësit e tij D. Q. dhe Dritan Kazazin. Tre zyrtarët prej dy javësh po verifikohen për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka arritur të konstatojë parregullshmëri në 7 leje ndërtimore.

Lajmi për nisjen e veprimeve hetimore konfirmohet nga prokuroria e Kavajës, e cila nëpërmjet një shkrese, i është drejtuar bashkisë së qytetit që të verë në dispozicion të gjithë praktikën e lejeve të ndërtimit që janë miratuar nga kryebashkiaku Isa Sakja dhe dy vartësit e tij D. Q. me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave dhe Dritan Kazazi me detyrë Kryeinspektori i IMT-së në Bashkinë Kavajë. “Momentalisht çështja është në fazën e mbledhjes së dokumentacionit dhe pasi të kryhet administrimi i letrave, atëherë do procedohet me marrjen në pyetje të personave që po verifikohen”-tha një burim pranë prokurorisë së Kavajës.

Indicie për këtë hetim të nisur nga prokuroria e Kavajës është bërë një kallëzim penal i datës 15 prill 2019 nga drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici, inspektorët e të cilës në terren kanë konstatuar nisjen e punimeve në zonën e bregdetit. Këto punime kanë nisur me qëllim ndërtimin e hoteleve shumëkatëshe në bregdetin e Kavajës, por ka dyshime të forta se mund t’i ndryshohet destinacioni godinës, duke e kthyer në pallat. Kjo pasi sipas kallëzimit të Dallëndyshe Bicit, këto ndërtime duhet të monitorohen hap pas hapin, me qëllim verifikimin e zbatimit të lejës së ndërtimit të miratuar nga bashkia Kavajë.

Lejet e ndërtimit të miratuara nga kryetari i bashkisë Kavajë, Isa Sakja për periudhën shtator 2015 deri në 2019. “Aktualisht deri më tani nga ana e bashkisë Kavajë nuk është dhënë informacion i kërkuar, duke anashkaluar marrjen e masave dhe parandalimin e paligjshmërisë”-thuhet në kallëzimin penal të IKMT-së.

Njëherësh zyrtarët e këtij institucioni pretendojnë se nga ana e IMT-së Bashkia Kavajë, nuk janë marrë masat e nevojshme, për të marë vendime konkrete për 11 procedura, ku janë konstatuar ndërtime pa lejë në territorin që mbulon bashkia e Kavajës. Pritet që në muajt në vijim prokuroria e Kavajës të dalë me një përfundim konkret lidhur me këtë çështje që tashmë ka nisur për verifikimin e 7 lejeve ndërtimore në bregdetin e Kavajës.

Vetë Sakja e quan këtë një sulm politik të kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama konkretizoi me letra sulmin e tij verbal të ndërmarrë ndaj meje pak javë më parë. Në hall, ngaqë të gjithë sondazhet që bëri në Kavajë, me disa kandidatë të tij, i dalin që të gjithë humbës përballë meje, zgjodhi rrugën e përdhosjes së emrit tim dhe kërcënimin për burg. Është sulm tipik i tij,fillimisht bën akuzën verbalisht, pastaj formulon akt-akuzën. Nuk jam opozitari i parë i sulmuar prej tij, por nëse Edi Rama vazhdon të jetë në krye të qeverisë nuk do jem as i fundit.Të dashur miq,Ju përshëndes duke ju siguruar se të gjithë skenarët komunisto-puçistë, nga futja e armëve në kishë e deri tek linçimi publik i kundërshtarëve politikë, i kam të njohur nga historia, ndaj nuk më impresionojnë e as më frikësojnë dot. Keni patur mundësi që të më njihni përgjatë me pak se dy vite në drejtim të Bashkisë Kavajë, se për nga natyra jam optimist.

Unë besoj se në këtë vend ka ende gra e burra që nuk janë vegla qorre të tij, edhe pse që të gjithë jemi nën presion dhe kërcënim. Unë besoj tek gratë e burrat që e duan Shqipërinë me të njëjtin pasion që unë e dua atë, e luftojnë për një të ardhme të Shqipërisë me demokraci të vërtetë të fjalës, mendimit, besimit e veprimit. Unë do të vazhdoj të përmbush misionin tim të drejtimit të Bashkisë Kavajë me të njëjtën dashuri, pasion e përkushtim, siç kam bërë deri tani”, ka reaguar para pak kohe Isa Sakja, pasi u bë publik lajmi për kallzimin nga IKMT.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kavajs: 28/05/2019 13:12

    Njeri me kelysh ku...... ne kavaje... dhe me banditi...ai do futur burg

    Përgjigju
  • Populli: 28/05/2019 12:46

    C'fare do presesh nga nipi i Saje Sakjes qe ecte gjithe jeten zbathur neper rruget e Kavajes,ky nivel i ulet nuk sjell asgje te mire vec babezise qe kane keta te pa ngopur,qytetaret e Kavajes e njohin me dhembe e dhemballe kush eshte ky bandit hajdut.

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/05/2019 10:51

    Nqse vërtetohet atehere burg per personat si dhe shembje te ndertesave. Ata qe ndertuan te detyrohen te rehabilitojne mjedisin!

    Përgjigju
  • Xxx: 28/05/2019 10:24

    Cdo vjedhje e quajne sulm politik keta hajduter,

    Përgjigju
    • Tuçi: 28/05/2019 12:22

      Të njëjtën gjë po mendoja paratë ua dhurojnë,tezja,çuni xhajes,vëllai, baxhanaku,gratë i kanë të gjithë milionere.

  • Taku: 28/05/2019 09:25

    Shko ktheji pergjigje Inspektoratit se e ke detyrim ligjor. Jep shembullin si qytetar.

    Përgjigju
  • Popull: 28/05/2019 08:31

    O Turi po ti dukesh cfar surati grabitësi je. Un Ramën nuk e votoj, por të thuash për cdo gjë ky është sulm politik, është tallje me njerzit e ndershëm.

    Përgjigju
  • Plerat: 28/05/2019 07:56

    Trego me ke rri ne kavaje ti isak. Gjithe rrjetet e droges i ke ata qe ulesh dhe ha e pi. Vete neper hotele dhe spaguan se u ke bere marredhenie ndertimesh me pagesa.

    Përgjigju
    • Genci Gjyl..: 28/05/2019 09:49

      Cakja rri me kriminelet në Kavajë. Ashtu è mori bashkine me kriminele dhe tashi komandojnë ata në bashki. Cake pijaneci.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)