Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e Kavajës në zbatim të vendimit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë.
Memolla nuk ishte në seancë kur Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje në bashkëpunim, dhënë nga Gjykata e Posaçme më 24 janar të vitit 2025.
Gjithashtu, në polici është dorëzuar edhe Blerim Xhamani, i cili u dënua me 1 vit burg, sepse së bashku me Ilir Toskun, me kërkesë të Memollës, nuk i kanë ndërprerë energjinë elektrike një debitori të OSHEE-së, pasi ky i fundit do votonte kryebashkiakun. Rezultojnë se Xhamani dhe Tosku “kanë falsifikuar të dhënat në procesverbal kur në fakt nuk ia kanë ndërprerë energjinë abonentit debitor”.
Ilir Tosku, që po ashtu është vetëdprëzuar në polici, u dënua me 8 muaj burg, dënim i cili u konvertua në 1 vit e 4 muaj shërbim prove.
Lajmi kryesor:
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Memollën, vetëdorëzohet në polici! Rrogozhina pa kryetar












