-
U dënua me 7 vite e 4 muaj burg nga Apeli i GJKKO, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri duhet të rikthehej në qeli, por nuk gjendet në Shqipëri! Prej muajsh fshihet jashtë shtetit
Një ditë pasi u dënua nga Apeli i GKKO me 7 vite e 4 muaj burgim, Oltion Bistri nuk gjendet për t’u rikthyer në qeli. Pas urdhrit të ekzekutimit të prokurorit të SPAK, policia nuk ka mundur ta zbatojë vendimin pasi Bistri gjendet prej muajsh jashtë vendit. Ligji parashikon një javë pritje që i dënuari të dorëzohet vullnetarisht, dhe më pas nisin procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe kërkesat për ekstradim.
12 Nëntor, 10:52 -
U shpall i pafajshëm nga GJKKO-ja, Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg edhe për korrupsion e pastrim parash ish-shefin e operacionales Oltion Bistri! Do të rikthehet në qeli, pasuritë miliona € i kalojnë shtetit
Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, do të rikthehet në qeli pasi Apeli i Posaçëm e dënoi me 7 vjet e 4 muaj burg në dosjen “Metamorfoza” dhe vendosi konfiskimin e 3 apartamenteve, 2 dyqaneve dhe 1 mln euro cash. Bistri ka qëndruar në qeli afro 2 vjet e 4 muaj burgim, të cilat i llogariten në 3 vjet e 6 muaj. I mbeten për të vuajtur rreth 3 vjet e 10 muaj burg.
11 Nëntor, 13:09 -
Ankimoi masën e ‘arrestit në shtëpi’, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! Shkak mungesa e prokurorëve të çështjes
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni ankimoi masën pa mbushur ende një javë nga ndalimi i saj për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.
2 Nëntor, 13:44 -
Kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton 10 dhjetorin për gjyqin e Saimir Tahirit! SPAK: Të dënohet edhe për trafik droge
Ndërkohë, edhe SPAK ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë pasi nuk u pajtua me dënimin e ish-ministrit vetëm për shpërdorim detyre, por kërkon të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar 12 vite burg.
29 Tetor, 17:12 -
Nëna me foshnjen 4-muajshe në burgun e Pojskës, Avokati i Popullit: Verifikuam kushtet, Gjoci nuk adresoi ankesa! Do të hetojmë mbi rastin
Një grup pune i Institucionit të Avokatit të Popullit, ka nisur verifikimin e situatës së Greta Gjocit, nënës me foshnjen 4-muajshe që tashmë ndodhen në burgun e Pojskës.Pasi ka marrë d
7 Tetor, 17:12 -
Pjesë e grupit të Laert Haxhiut/ Akuzohej se siguroi kushtet për të kryer vrasje, Kristi Bixheku lirohet nga qelia! Si iu ulën vitet e dënimit
SPAK kishte zbuluar prova që e çojnë 30-vjeçarin në konsumimin e veprave penale të “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “sigurimi i kushteve materiale për të kryer vrasje”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
7 Tetor, 15:44 -
Apeli i GJKKO i dënoi për mashtrim me Call Center-at, 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, Greta Gjoci merr me vete foshnjën 3-muajshe! Kërkojnë shtyrjen e dënimit
Pesë nga gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos kanë kërkuar në GJKKO shtyrjen e ekzekutimit të dënimeve. Katër prej tyre janë dërguar në burgun e Pojskës, ndërsa Greta Gjoci ka marrë me vete foshnjën 3-muajshe. Seanca për kërkesën e saj do të mbahet nesër. Avokati i Popullit inspektim në burg për të verifikuar kushtet ku po mbahen nëna dhe foshnja.
7 Tetor, 12:03 -
Përvetësuan 4.7 milionë euro përmes mashtrimit me Call Centera, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 110 vite burg për grupin e Bruno Çobos
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimet me rreth 110 vite burg për 16 të pandehurit, grupit të Bruno Çobos, që mashtruan qytetarët evropianë përmes Call Centerave.
5 Tetor, 12:42 -
Ish-kreu i SHISH ankim në Apelin e Posaçëm, kërkon heqjen e arrestit në shtëpi
Kërkesa është dorëzuar dje në sekretarinë e GJKKO, e cila pritet t’ia përcjellë gjykatës së Posaçme të Apelit. Ish-drejtoresha e SHISH nën akuzë për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe se ka ndihmuar Ergys Agasin gjatë arratisë.
29 Shtator, 14:24 -
Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Agasin dhe Shpatarakun
Agasi, i arrestuar më 26 gusht pasi ishte në kërkim nga SPAK prej 8 muajsh, akuzohet se bënte pjesë në grupin kriminal që abuzoi me tenderat e AKSHI-t. Shpataraku akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, pasi ndodhej në makinë me Agasin kur ai u arrestua.
22 Shtator, 13:30 -
-
Ilir Meta jashtë kafazit vetëm për një seancë, Apeli i GJKKO i pranon kërkesën! Krah avokatit në gjyqin për pezullimin e afateve të paraburgimit
Ilir Meta qëndroi për herë të parë jashtë kafazit të qelqtë gjatë një seance në Apelin e GJKKO-së, pasi gjyqtarja Saida Dollani pranoi kërkesën e tij.
14 Shtator, 15:13 -
Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt! Ndreca: Do ta ankimojmë në Gjykatën e Lartë
Në dy seancat me objekt të njëjtë, Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati Plarent Ndreca. Për Veliajn dhe avokatët e tij, pezullimi i afateve është antikushtetues.
2 Shtator, 14:13 -
Rregullorja e re e GJKKO/ AEJ Albania: Censurë ndaj medias, bie ndesh me standardet e BE! Të rishikohet dhe të nisë konsultimi me gazetarët
Shoqata e Gazetarëve Evropianë në Shqipëri thotë se rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme është censuruese dhe bie ndesh me standardet europiane që garantojnë lirinë e medias dhe transparencë
2 Shtator, 13:02 -
Rregullorja e GJKKO censurë mediave, gazetarët refuzojnë akreditimin! Apeli i Posaçëm vepron ndryshe, u lejon celularët në gjyqe! OSBE për Report TV: Konsultë me palët e interesuara
Gazetarët nuk janë akredituar pranë GJKKO me rregullat e reja censuruese të vendosura nga Erion Bani në pritje të një reflektimi nga ky institucion. Ndërkohë që në të njëjtën godinë Apeli thotë se transparenca për ta nuk ndryshon duke zhvlerësuar argumentet e Banit.
2 Shtator, 10:27 -
Laboratori i heroinës në Has/ Pas rikthimit për gjykim nga Gjykata e Lartë, Apeli i Posaçëm dënon sërish me 6 vite e 8 muaj burg Orges Jahelezin
Pas prishjes së vendimit nga Gjykata e Lartë dhe rikthimit për gjykim, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë për të dytën herë në fuqi dënimin prej 6 vitesh e 8 muajsh burgim për Orges Jahelezin.
23 Korrik, 15:46 -
I dënuar për vrasjen e Santiago Malkos, Selmani në Apelin e GJKKO: Jam i pafajshëm! E ëma e viktimës: Të dënohet me 28 vite burg, ose më sillni djalin në shtëpi! Shtyhet vendimi (VIDEO)
Disa ditë më parë, pranë banesës së tij që ruhet nga forca të shumta policie, u arrestua me armë Emiljano Nina, një prej personave më të afërt të Ervis Martinajt. Ky episod çoi hetuesit të dyshojnë se po tentohej një atentat për hakmarrje.
13 Korrik, 14:35 -
22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni
Pasuritë tashmë do të administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Gramoz Toto u hetua nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, në kuadër të ligjit Antimafia. Atij dhe familjarëve të tij iu hetua pasuria, e cila u përfitua në mënyrë të paligjshme dhe ishte e pajustifikuar.
11 Korrik, 12:19 -
-
GJKKO e la në burg, pjesëtari i grupit të Jetmir Pepës ankimon masën në Apelin e Posaçëm
Aleks Pepaj u la në burg i akuzuar për trafik droge, e pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 5 qershor, teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas goditjes së grupit kriminal të Jetmir Pepës.
7 Korrik, 16:29