Kryebashkiaku i Shkodrës sfidon FSHF-në, Beci: 15 milionë lekë shpërblim nëse Vllaznia del kampione e Superligës
Skuadra e Vllaznisë gjatë një fitoreje në 'Loro Boriçi'
Përpara ndeshjes së sotme kundër Partizanit në Tiranës, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar se në rast se Vllaznia del kampione e Superligës këtë sezon, Bashkia do akordojë një shpërblim prej 15 milionë lekësh (të rinj) për futbollistët dhe stafin. Kujtojmë se për titullin kampion në Superligë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e shpërblen fituesin me 10 milionë lekë.
"Kam propozuar një premio të veçantë prej 15 milion lek të reja për Vllazninë në rast të shpalljes kampione, si një mbështetje konkrete për të bërë realitet ëndrrën që pret i gjithë qyteti. Emocionet kuqeblu rikthehen sot dhe sytë e gjithë Shkodrës janë te djemtë tanë. Sot Vllaznia përballet me Partizanin në një tjetër finale shumë të rëndësishme në këto javë vendimtare të kampionatit. Një ndeshje që vlen shumë dhe që na bashkon të gjithëve në mbështetje të skuadrës së qytetit tonë", shkruan Benet Beci.
Vllaznia e ka fituar nëntë herë titullin kampion në Shqipëri, teksa ky trofe mungon për shkodranët prej 25 vitesh, pasi për herë të fundit e kanë siguruar në sezonin 2000-01.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
17.4%
-
Jo
75.1%
-
Nuk kam mendim
7.5%
Vota total: 253
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
400 familje që japin shpresë, kthehen në strehë për fëmijët pa kujdes prindëror! 15 prej tyre pa lidhje gjaku
4 Prill, 10:26
-
Me emër dhe mbiemër, FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë të 16 tifozëve! Disiplina i rikthen dy trajnerët Egnatias
4 Prill, 09:53
-
Grushte te Vllaznia, dy titullarët përplasen në stërvitje para ndeshjes kundër Partizanit
4 Prill, 09:21
-
Superliga/ Penallti e dyshimtë dhe polemika në shtesë, Flamurtari e KF Tirana barazojnë 1-1! Sot në program tre ndeshje, grushte në Shkodër
4 Prill, 08:51
-
Sulmuesi Brajan Gruda 'mbyll derën' për Shqipërinë: Prioritet mbetet Gjermania
3 Prill, 11:40
-
Sot Flamurtari - KF Tirana për mbijetesën, Idrizi akordon premion e majme! Shehi i bardhebluve: Një nga shtatë finalet që na kanë mbetur
3 Prill, 10:42
-
Incident tek memoriali i 2 prillit në Shkodër, militanti i PD-së përdhos kurorat me lule të Bashkisë, reagon Benet Beci: Respekt i përjetshëm për dëshmorët
2 Prill, 12:29
-
Superliga e luan aktin e 30-të në tre ditë, nesër sfida e mbijetesës mes Flamurtarit dhe KF Tiranës! Agjenda e plotë
2 Prill, 11:27
-
Pasi mbeti jashtë Botërorit, Italia shënjestron kreun e federatës së futbollit! Në Shqipëri, Armando Dukës nuk i preket asnjë qime, për çfarëdo disfate
1 Prill, 19:53
-
Dy disfata në pesë ditë, kombëtarja shqiptare e futbollit humbet 1-0 në miqësoren kundër Ukrainës
31 Mars, 18:02
-
Shorti në GJKKO, caktohen gjyqtarët për dosjen ndaj Benet Becit
31 Mars, 12:28
-
Nga qytet antik në super destinacion turistik, Ministri Blendi Gonxhja zbulon planin e transformimit të parkut arkeologjik Bylis–Klos
31 Mars, 12:13