Kryebashkiaku i Uashington DC
refuzoi të presë Lulzim Bashën

Kryebashkiaku i Uashington DC<br />refuzoi të presë Lulzim Bashën
Historiku i vizitave të paftuara të Lulzim Bashës në Uashington nis shumë herët, që në periudhën kur qeveria Berisha i paguante 60 mijë dollarë në muaj kompanisë “Podesta”, para të taksapaguesve shqiptarë, për të organizuar takime publicitare të nivelit të lartë në SHBA.

Ndërsa së fundmi ka ngjallur shumë debat vizita e Bashës me “ftesë të disa Kongresmenëve” të paidentifikuar në ceremoninë e inagurimit të Trump, në vitin 2012, kreu i PD-së, në atë kohë kryebashkiaku i Tiranës doli bllof teksa reklamoi në shtyp vizitën e tij në SHBA me ftesë të kryebashkiakut të kryeqytetit amerikan.

Atëherë, zëdhënësi për shtyp i kryebashkiakut të Uashington DC, Doxie McCoy përgënjeshtroi kategorikisht vërtetësinë e pretendimit të Bashës, duke theksuar përpara mediave se nuk kishte pasur asnjë ftesë zyrtare për ish-kryetarin e Tiranës.

“Një takim i shkurtër do të ndodhë nesër, por nuk ka pasur asnjë ftesë nga kryetari Gray. Takimi me Bashën bëhet si mirësjellje ndaj një shqiptari të Amerikës dhe përfaqësuesi të komunitetit lokal, që i ka kërkuar kryebashkiakut Gray të presë në zyrën e tij zotin Basha. Takime rutinë të këtij lloji bëhen në mënyrë të vazhdueshme në zyrën e kryebashkuakut Gray”, theksoi zëdhënësi për shtyp.

Mediat publikuan në atë moment edhe arsyen e vërtetë të mungesës së ftesës nga zoti Gray, i cili nuk dëshironte të takonte në një takim zyrtar një personalitet të akuzuar për disa afera korruptive në vendin e tij./ Lexo.al

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës