TIRANE - Qesharake dhe tallëse me njerëzit në nevojë e ka konsideruar Partia Socialiste protestën e organizuar dje para minibashkisë numër 4, ku një grup njerëzish kërkonin votimin e lekëve për ndihmën ekonomike. Partia më e madhe e opozitës e ka akuzuar kryebashkiakun Lulzim Basha për protestën e stisur, duke kujtuar gjithashtu, se nuk është ajo që bllokon lekët e asistencës së votuesve.
“Partia Socialiste i kërkon kryebashkiakut me vota të vjedhura, të Tiranës, të mos instrumentalizojë dhe të mos përdorë grupe qytetarësh në nevojë, siç ishte rasti një grupi të vogël qytetarësh, të organizuar nga drejtues të Njësisë Bashkiake nr.4 dhe PD-së së kësaj njësie.
Të gjendur në ditët e vetmisë së madhe pas aksionit të opozitës për rikthimin e legjitimitetit në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, Lulzim Bashën dhe çirakun e tij në Njësinë 4, i ka zënë paniku dhe me dëshirë bëhen qesharakë”, thuhet në një njoftim zyrtar të nisur nga selia e Partisë Socialiste, sipas të cilit, këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak të Njësisë Nr.4 në kryeqytet, nuk janë bërë në asnjë moment pengesë për shpërndarjen e ndihmës ekonomike për qytetarët e kësaj njësie.
Më tej, në njoftimin në fjalë thuhet, se ndihma ekonomike, siç pohuan edhe për mediat vetë banorët e keqpërdorur, shpërndahet në çdo datë 20, ndërsa sot (dje) është data 18 prill. Akuzat e socialistëve për Bashën vazhdojnë më tej, duke i kujtuar, se “prej katër muajsh, në mënyrë absurde, Këshill Bashkiak nuk është mbledhur nga ana e drejtuesve të tij aktualë, këshilltarët socialistë dhe ata të LSI-së kanë qenë të gatshëm të miratojnë ndihmën ekonomike për t’u ardhur sado pak në ndihmë qytetarëve.
Këtë qëndrim këshilltarët e opozitës së bashkuar janë të vendosur ta mbajnë edhe në vazhdim”. Por, për të vërtetuar se, protesta e një grupi të vogël njerëzish, duket qartë që ka qenë e sajuar politikisht. Kjo, pasi një pjesë e mirë e tyre ishin të punësuar dhe nuk kërkonin dhe nuk përfitonin përkrahje sociale.
Partia Socialiste ka sërvirur disa fotografi, ku duken qartë fytyrat, ndërkohë që ka sjellë dhe emrat dhe pozicionet e atyre që morën pjesë në protestë. Ata janë Ervin Goxhaj, punonjës në Drejtorinë e Sekuestrimeve në Ministrinë e Brendshme; Gramoz Çela, Përgjegjës Sektori në Njësinë Bashkiake numër 4; Nushe Hoxha, Përgjegjëse Sektori në ISKSH, Hekuran Halili, Këshilltar i PD-së në Njësinë numër 4 dhe Lela Tomini, Punonjëse në Njësinë numër 4.
Konflikti nisi dy ditë më parë, kur këshilltarët e PS-së dhe të LSI-së në njësinë numër 4, kanë hedhur poshtë rendin e ditës me 12 vota kundër, pasi ata përbëjnë shumicën. Në një prononcim për mediat, menjëherë pas mbledhjes, kreu i kësaj njësie, Hysen Gjura, e cilësoi vendimin tërësisht politik, ndërsa i bëri thirrje këshilltarëve që të mendojnë për qytetarët, të cilët i kanë votuar.
Sipas tij, janë rreth 500 familje që nga votimi i djeshëm prisnin të merrnin ndihmën ekonomike. Ai tha, se nga buxheti që do të miratohej dje parashikoheshin edhe shumë investime, të cilat sipas tij, Tirana nuk i ka parë prej 11 vjetësh.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.04.2013
Redaksia Oline
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com