Kryebashkiaku mysliman i Roterdamit kërkon zhdukjen e ISIS-it


HAGË, 16 nëntor /ATSH-AFP/ - Kryebashkiaku mysliman i qytetit të Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, i njohur për mënyrën e të folurit hapur, bëri thirrje sot për zhdukjen e plotë të organizatës Shteti Islamik (ISIS) që morri përsipër atentatet e Parisit.
"Ne duhet ta zhdukim krejtësisht ISIS-in. Këto veprime barbare nuk mund të mbeten të pa ndëshkuara. Është e dukshme që ISIS-i nuk kërkon të negociojë", deklaroi kryebashkiaku për të përditshmen "Algemeen Dagblad".
Duke iu drejtuar myslimanëve që nuk dëshirojnë të jetojnë me lirinë ai u thotë: "Nëse kjo nuk u përshtatet (...), atëherë bëni valixhet dhe largohuni nga kampet!".
"E gjithë bota duhet të punojë për një zgjidhje. Gjëja më e keqe që mund të bëhet aktualisht është që të izolohen myslimanët", shtoi kryetari i bashkisë.
Figurë shumë e njohur në politikën holandeze, Aboutaleb, 54 vjeç, fitoi famë ndërkombëtare me kritikat kundër sulmit xhihadist kundër gazetës franceze satirike "Charlie Hebdo" në janar.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja