Kryebashkiaku ukrainas: Pushtuesit rusë rrëmbejnë një zyrtare të Melitopolit

Kryebashkiaku ukrainas: Pushtuesit rusë rrëmbejnë një zyrtare të Melitopolit

Në Melitopol, pushtuesit rusë rrëmbyen kreun e departamentit të arsimit të Këshillit Bashkiak të Melitopolit, Irina Shcherbak, siç njofton Kryetari i Melitopolit, Ivan Fedorov, në një video mesazh në Facebook.

Sipas Fedorov, rusët shkuan në institucionet arsimore të qytetit dhe u përpoqën të detyronin mësuesit dhe edukatorët të rifillonin procesin arsimor "sipas një programi të pakuptueshëm rus".

"Asnjë drejtor shkolle dhe asnjë drejtor kopshti nuk pranuan të ndërveprojnë me pushtuesit. Ata nuk gjetën një mënyrë më të mirë për të arritur dëshirën dhe sot rrëmbyen shefen e drejtorisë së arsimit Irina Shcherbak dhe ngritën akuza për përvetësim", shprehet ai.

Fedorov i quajti këto akuza absurde, pasi departamenti i arsimit i qytetit është nën juridiksionin ukrainas dhe Rusia nuk mund të bëjë asnjë pretendim kundër punonjësve të saj.

Sipas tij, pushtuesit duan t'i detyrojnë mësimdhënësit që në prizmin e frikës ta nisin procesin arsimor.

"Unë e konsideroj të pamundur rifillimin e procesit arsimor në Melitopol sot, sepse trupat ruse po veprojnë atje dhe është absolutisht e rrezikshme të dalësh jashtë," tha Fedorov.

Ai tha gjithashtu se Melitopol ishte nën një bllokadë informacioni për të dytën ditë, pasi trupat ruse bllokuan komunikimet celulare dhe internetin atje.


 


Lajmi kryesor:

Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO