TIRANË - Pavarësisht se administrata e kaluar i la një borxh prej 30 milionë dollarësh, bashkia e Tiranës do fillojë konsultimin me komunitetin për të përcaktuar se cilat projekte do kenë prioritet. Kështu u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj në Pezë, ku prezantoi administratorin e ri Besmir Kola. Lidhur me punët publike, Veliaj tha se u ka kërkuar drejtuesve të njësisë të mendojnë që tani për projektet e Pezës. “Kemi një situatë shumë të vështirë me buxhetin në Bashkinë e Tiranës, një borxh për rreth 30 milionë dollarësh, por kjo nuk është arsye për të mos i bërë gjërat”, - tha Veliaj.