Kryediplomatët e BE takim informal 
 në Riga, merr pjesë edhe Bushati

Kryediplomatët e BE takim informal <br /> në Riga, merr pjesë edhe Bushati
Kryediplomatët europianë janë takuar në një takim informal dy ditor të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Riga të Letonisë, ku mori pjesë gjithashtu dhe Ministri shqiptar Ditmir Bushati.
 
Ky takim i përgatitur në Bibliotekën Kombëtare në Riga filloi me pritjen e Përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini dhe ministrit të Jashtëm letonez, ku së bashku edhe me kryetarin e Presidencës së BE-së, Edgar Rinkevics u takuan me ministrat e jashtëm të vendeve kandidate për në BE.

Përveç ministrave të vendeve anëtare, në takim ishin ftuar edhe ministrat e jashtëm të vendeve kandidat për anëtarësim në BE – Shqipërisë, Turqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, të përfaqësuar nga ministri turk, Mevlut Çavusoglu, ministri i Serbisë, Ivica Daçiç dhe kryediplomati maqedonas, Nikolla Poposki.
 
Ky takim është takimi i parë i këtij formati ku Shqipëria ftohet pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Në kuadër të rishikimit të politikave të BE-së ndaj fqinjëve të saj, diskutimet gjatë sesioneve të punës u përqendruan tek kriza aktuale në Ukrainë, marrëdhëniet e BE-së me Rusinë, Partneriteti Lindor dhe në Strategjinë e Sigurisë së BE-së në përballimin e krizave.
 
bushati

Ministri Bushati në fjalën e tij përcolli këndvështrimin e politikës së jashtme shqiptare ndaj situatës në Ukrainë, si dhe ndaj kërcënimeve që vijnë prej rajoneve në jug të Evropës, si Siria, Iraku, Libia, etj.
 
Gjithashtu Ministri u shpreh se: "të gjitha këto kërcënime nënvizojnë rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për garantimin e sigurisë evropiane, ndaj është në interes të BE-së një politikë zgjerimi i suksesshëm në rajonin tonë".
 
Ministri u ndal në masat që ka marrë qeveria shqiptare në luftën kundër terrorizmit, si dhe për nevojën e ndërveprimit mes vendeve të rajonit e më gjerë. Ai theksoi rëndësinë që merr në situatën e krijuar nga krizat aktuale, konsolidimi i sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për çka nevojitet forcim i bashkëpunimit, si dhe ndihmë thelbësore nga ana e BE për vijimësinë e reformave.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron