Kryediplomati amerikan në Kukës: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës

Kukes- I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë David Wisner, gjatë vizitës së parë që zhvilloi në Kukës shprehu interes për një projekt të shumë debatuar në vendin tonë, siç është hidrocentrali i Skavicës.

"Jemi shumë të interesuar për më shumë investime amerikane dhe qartazi të inkurajojmë që investime nga shqipëria të vijnë drejt shba. Ne jemi thellësisht të fokusuar në tre cështje madhore, ndëtrimi i lidhjeve të mbrojtjes, rritja e lidhjeve të biznesit dhe të punojmë me Shqipërinë ndërsa ajo punon përpara me demokracinë. Dhe sigurisht vendin e rëndësishëm që luan reforma në drejtësi. Ne mbështesim të gjithë bizneset amerikane ndërsa ato eksplorojnë mundësitë këtu dhe presim me kënaqësi të shohim përparim" tha Wisner.

Kryetari i bashkise Albert Halilaj, ne lidhje me projektin e hidrocentralit te Skavices, tha se ne muajin qershor pritet te nis puna per ndertimin e rruges drejt kantierit te hidrocentralit

Tre vite më parë Qeveria shqiptare dhe kompania amerikane Bechtel nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës mbi lumin Drin. Aktualisht “Bechtel” po kryen studimin e fizibilitetit të HEC-it dhe nuk ka një datë se kur mund të nisin punimet. Ndërsa banorët e fshatrave në Kukës e Dibër që preken nga ky projekt në pellgun e Drinit të Zi, kanë protestuar kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 30/05/2024 18:49

    NUK NA DUHEN FIRMAT E HUAJA ,NA DUHEN SHQIPTARET NE SHQIPERI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin