Sekretari i ri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë.
Lammy vizitoi të dielën Izraelin dhe territoret palestineze.
Ai tha se lufta e vazhdueshme në Gazë është “e patolerueshme” dhe, në takimet me lidershipin izraelit dhe palestinez, tha se Britania dëshiron t’i ndihmojë përpjekjet diplomatike “për të siguruar një marrëveshje armëpushimi”.
Lammy u takua në Jerusalem me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor me presidentin palestinez, Mahmud Abbas.
Lufta në Gazë shpërtheu tetorin e kaluar, kur Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - sulmoi Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.
Në përgjigje, Izraeli është duke kryer një fushatë masive sulmesh për të shkatërruar, siç thotë, Hamasin, i cili kontrollon Gazën.
Sipas autoriteteve atje, mbi 38.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta.
Shpresat e banorëve të Gazës për armëpushim janë ringjallur pasi Hamasi, në fillim të këtij muaji, ka pranuar një pjesë kyçe të një propozimi të SHBA-së për ndaljen e luftimeve.
Ndërmjetësuesit e Katarit dhe të Egjiptit, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, thonë se janë të angazhuar vazhdimisht në bisedime.REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.6%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Momenti viral i Erdogan në lutjen e Fitër Bajramit: Allahu e mallkoftë Izraelin
31 Mars, 10:35
-
Macron i bën thirrje Izraelit t’i japë fund sulmeve në Gaza dhe t’i kthehet armëpushimit
31 Mars, 10:12
-
Netanyahu: Nëse Hamasi dorëzon armët, do t'i lejojmë liderët e tij të largohen nga Gaza
30 Mars, 21:45
-
Palestinezët në Gazë shënojnë Bajramin me mungesë ushqimi dhe me një luftë të pambarim
30 Mars, 13:15
-
Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Rafah të Gazës, ushtria pranon sulmin ndaj autoambulancave
29 Mars, 22:19
-
Në këmbim të pengjeve palestinezë, udhëheqësi i Hamasit pranon nga ndërmjetësuesit egjiptian 50 ditë armëpushim me Izraelin
29 Mars, 22:10
-
Izraeli krijon agjenci për mbikëqyrjen e largimit të palestinezëve nga Rripi Gazës
25 Mars, 09:12
-
Izraelitët vrasin 2 gazetarë në Gaza, mes tyre dhe një i Al Jazeera
24 Mars, 20:12
-
Gaza/ Izraeli vijon ‘gjuetinë’ e zyrtarëve të Hamasit! Sulmon spitalin, 5 të vrarë, mes tyre funksionarë të grupit palestinez! Protesta kundër Netanyahut në Tel Aviv
24 Mars, 08:54
-
Sulmet ajrore izraelite në Gaza, 50 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës, mes tyre edhe një zyrtar i Hamasit
23 Mars, 16:02
-
Lufta/ Drejtuesi politik i Hamasit vritet në një sulmi ajror! Ushtria izraelite kërkon evakuimin e një lagjeje në Rafah, në Tel Aviv ndizen sirenat e alarmit
23 Mars, 08:45
-
‘Mama jam e lodhur’/ Sulmet e Izraelit në Gaza lënë pas një kalvar traumash tek fëmijët palestinezë, rrëfimi prekës i një 8-vjeçareje
21 Mars, 16:34