Kryediplomati gjerman nesër
për një vizitë zyrtare në Shqipëri

Kryediplomati gjerman nesër <br />për një vizitë zyrtare në Shqipëri
TIRANE- Ministri i Jashtëm gjerman, Guido WesterWelle do të mbërrijë nesër për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Kryediplomati gjerman kishte parashikuar më datë 14 shkurt një vizitë në Tiranë por ajo u anulua pas një fatkeqësie familjare.

Ministri i Jashtëm gjerman pritet të mbërrijë pasditën e të enjtes në vëndin tonë, ndërsa takimet janë parashikuar të zhvillohen paraditën e të premtes.
Kryediplomati gjerman do të nisë axhenden e takimeve në vendin tonë, me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti, takim i cili prite të pasohet me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 9 e 40 minuta.

Më pas ministri Westerwelle, do të zhvillojë një takim me Presidentin Bujar Nishanin, me Kryeministrin Sali Berisha dhe me kryesocialistin Edi Rama.
Gjatë takimeve, ministri i jashtëm gjerman pritet të shprehë mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia