Kryefinancieri i PD shpërndan
lekë te greva e të përndjekurve

Kryefinancieri i PD shpërndan<br />lekë te greva e të përndjekurve
TIRANE - Qarkullojnë para rreth grevës së urisë së ish-të përndjekurve politikë filluar dy ditë më parë përballë parlamentit. Kamerat e A1 Report kanë filmuar pamje që tregojnë një eksponent të lartë të Partisë Demokratike, Arben Ibroja, ish drejtor i OST dhe kryefinancieri i PD prej pak javësh, ndërsa i paguan 25.000 lekë një personi që pak më parë rri gjatë më të dhe me ish minitrin e brendshëm Flamur Noka. 

Çfarë tregojnë pamjet: Të tre qëndrojnë në sheshin ku ish të përndjekurit grevistë po montojnë tendat e tyre. Pasi bisedojnë bashkë, Arben Ibroja dhe miku i tij misterioz largohen mënjanë afër murit dhe këtu Ibroja nxjerr nga xhepi një pako me kartmonedha me vlerë 5 mijë lekë të reja secila, numeron 5 kartmonedha, pra 25 mijë lekë të reja dhe ja jep burrit që ka përballë e më pas rifut në xhep pjesën tjetër të parave.

Nga ballafaqimi i fotove është e qartë se kush pagoi paratë është eksponenti i PD Arben Ibroja dhe kush i merr këto para është i njëjti burrë me syze që ishte me Flamur Nokën. Rreth tyre janë ish të përndjekurit që po përgatiten për grevën e urisë.

Përse ky eksponent i PD-së i paguan këto para? Dhe përse pagesa e këtyre parave në vendin e grevistëve? Kush është personi që merr këto para?

Vetëm Partia Demokratike mund ta sqarojë këtë mister edhe për të hequr dyshimin se greva e urisë është në të vërtetë një formë proteste e organizuar dhe e financuar nga Partia.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë