Kryemadhi 'ekzaminon' Ramën: Fle vetëm 1 orë e 45 minuta, po ta shohësh tani është në WhatsApp online

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë. Ajo tha se është një mik i përbashkët ai që e ka pohuar një gjë të tillë. Sipas saj, pjesën tjetër të kohës kreu i qeverisë e kalon duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp si dhe në rrjetet sociale. "Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë dhe pjesën tjetër rri në rrjetet sociale. Edhe sikur 15 minuta të flejë më pak, na e ka thënë një mik, ai nuk do jetë i përgjegjshëm në vendimmarrjen e tij", tha Kryemadhi. “Edhe tani po të futesh ta shohësh në WhatsApp është online. Flet me të gjithë”.


Lajmi kryesor:

Protesta e 16 shkurtit, Kryemadhi zbulon skenarin: Mund të rrethohet Kryeministria


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia