Protesta e 16 shkurtit, Kryemadhi zbulon skenarin: Mund të rrethohet Kryeministria

Në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo”Report Tv e ftuar ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. E pyetur se pse opozita shtyri protestat, Kryemadhi tha se një tezë e tillë nuk qëndron, pasi sipas saj, opozita nuk pati publikuar një axhendë konkrete por ka paralajmëruar denoncimin në vazhdimësi të aferave korruptive të qeverisë, sipas saj, dhe më pas nisjen e protestave. Ajo tha se ndryshimi i kabinetit qeveritar në masën 90% është fryt i punës së opozitës në denoncimin e përditshëm të keqqeverisjes. Sa i takon protestës së 16 shkurtit, Kryemadhi tha se në këtë protestë ajo nuk do dalë për rrëzimin e Ramës dhe as për rotacion politik, por për të ngjallur shpresë te shqiptarët. Nga ana tjetër Kryemadhi foli për një skenar rrethimi të Kryeministrisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Kryemadhi: Marrëveshja e 17 majit e ka goditur shumë Bashën, por ai donte të dilte nga çadra

Monika Kryemadhi thotë se ai nuk shpreh simpati për paktin e Lulzim Bashës me Edi Ramën në 17 maj të 2017-ës. Por, tha Kryemadhi e ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo"Report Tv, Basha ishte i detyruar pasi donte të dilte nga çadra në Bulevard. "E mirëkuptoj vendimin e Bashës për të shtrënguar duart me Ramën, por nuk e simpatizoj. Bashën, për hir të së vërtetës, marrëveshja e 17 majit e ka goditur shumë dhe e mban vet përsipër përgjegjësinë, duhet të kemi një lloj empatie për ta kuptuar arsyen se përse veproi në mënyrë të këtillë. Në vend të Bashës nuk do kisha shkuar e vetme në takim me Ramën, do shkoja me dëshmitarë. Por unë e pranoj vendimin e Bashës sepse kishte tre muaj në çadër dhe kërkonte të gjente një klauzolë. Prandaj them që kam empati, por simpati jo, absolutisht jo. Unë mendoj se zoti Basha e ka shumë të mundur që ta pozicionoj veten për të arritur objektivat që ka, por nga ana tjetër LSI-ja është shumë e qartë në lojën e saj politike, me prerjen e kokës së krimit të organizuar. Që do të thotë se largimi i Edi Ramës është një e keqe e domosdoshme për PS-në dhe e mirë e domosdoshme për shqiptarët", tha Kryemadhi.

Ora 21:39
Kryemadhi: Rama po u jep tenderë politikanëve të opozitës, kërkon t'i përdorë kundër nesh

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka komentuar në emisionin 'Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv edhe për tenderin te Unaza e Re. Sipas saj, përmes ritnderimit, qeveria po tenton të intimidojë grupe të interesit për t'i mbajtur larg atyre që e sulmojnë projektin si korruptiv. Megjithatë, Kryemadhi bëri edhe një akuzë të fortë kur tha se Rama po u jep tenderë edhe politikanëve të opozitës për t'i përdorur ata kundër pakicës parlamentare. “Në administratë po bëhen vjedhje masive me me kompani fiktive, tenderë, deri para muajit mars, do që të bëhet gati për zgjedhje Rama sepse lëvrohet fondi i buxhetit të shtetit në mars, dhe ai do që të shkojnë lekët që tani aty ku do ai. Pse u bë ritenderimit te Unaza e Re? Do të shërbejë për të afruar apo intimiduar grupe të caktuara interesi. Le të themi për t’i mbyllur gojën Ilir Babaramos, kjo si metaforë. Tenderë pas të cilëve fshihen të tjerë politikanë të opozitës që të përdoren kundër opozitës. Janë skema të Edi Ramës këto", u shpreh Kryemadhi te "5 Pyetjet nga Babaramo".

Ora 21:35
Kryemadhi zbulon skenarin e protestës së 16 shkurtit: Mund të rrethohet Kryeministria... 

Një nga skenarët e protestës së opozitës në 16 shkurt mendohet të jetë rrethimi i Kryeministrisë nga mbështetësit e opozitës. Një skenar të tillë e zbulon kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo". "Do zgjasë sa të kenë dëshirë njerëzit. Njerëzit do ta vendosin vetë. Më të egër janë njerëzit sesa ne kundër Edi Rama. Në datën 16 fillon protesta dhe nuk do ndalemi më.  Protesta o mund të jetë në gjithë Shqipërinë, mund të jetë o në të gjithë Tiranën...Mund të jetë ose rrethimi i Kryeministrisë...mund të jetë ccfarë të doni ju. Do ketë variante nga më të ndryshmet", tha Kryemadhi. Më herët Kryemadhi tha se opozita nuk do dilte në protestë për rrëzimin e Edi Ramës dhe marrjen e pushtetit, por të rilindur shpresën e shqiptarëve. 

Ora 21:13
Protesta e 16 shkurtit, Kryemadhi: Nuk do dalim për të rrëzuar Edi Ramën

Si do organizohet protesta e 16 shkurtit? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se në këtë protestë ajo nuk do kërkojë rrëzimin e Edi Ramës dhe as rotacionin politik. "Jo thjesht një tribunë ku secili merr mikrofonin dhe flet. E rëndësishme është hapja e negociatave dhe qeveria është frenuese në këtë drejtim. Ai nuk iu kushton vëmendje hapjes së negociatave. Hapja e negociatave iu krijon disa standarde të tjera. E kushtëzon qeverinë dhe është detyruar të ecë me një ritëm tjetër. Në anën tjetër do shohim që njerëzit jo vetëm janë të pakënaqur, por prej largimit reagimi është bërë edhe më i vështirë. Djem dhe vajza të reja janë larguar. Të gjitha këto nuk kanë më vlerë që të dalësh e të thuash që ne do protestojmë për të hequr Edi Ramën. Sepse njerëzit do thonë: Pse do duhet të dal unë të protestoj? Të heq një Edi Ramë për të sjellë një Edi Ramë tjetër? Por ama njerëzit do të protestojnë sepse do të shohin që sot nuk është çështja për të bërë një rotacion politik, sot është çështja e të dhënit fund të qenurit këtu ku jemi dhe protesta e 16 shkurtit ka të bëjë me vazhdimësinë. Ç’do të bëjmë? Do rrimë këtu ku jemi apo do ecim përpara?", tha Kryemadhi. 

Ora 20:55
Kryemadhi 'ekzaminon' Ramën: Fle vetëm 1 orë e 45 minuta, po ta shohësh tani është në WhatsApp online

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë. Ajo tha se është një mik i përbashkët ai që e ka pohuar një gjë të tillë. Sipas saj, pjesën tjetër të kohës kreu i qeverisë e kalon duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp si dhe në rrjetet sociale. "Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë dhe pjesën tjetër rri në rrjetet sociale. Edhe sikur 15 minuta të flejë më pak, na e ka thënë një mik, ai nuk do jetë i përgjegjshëm në vendimmarrjen e tij", tha Kryemadhi. “Edhe tani po të futesh ta shohësh në WhatsApp është online. Flet me të gjithë”.

Ora 20:43
Si ndjehet kur Rama e quan 'Doktoreshë'? Kryemadhi: Është një titull shumë me vlerë për mua

Monika Kryemadhi komentoi te "5 pyetjet nga Babaramo" sesi ndjehet kur kryeministri Edi Rama e quan "doktorëshe". Ajo tha se nuk ndjehej aspak e fyer sepse misioni i doktorit është të kujdeset për njerëzit. "Doktoreshë nuk është fyerje... Doktoresha është një titull shumë me vlerë për mua. Doktorët janë ata që kujdesen për shëndetin e njerëzve. Në fund të ditës, duam apo nuk duam, kur të plakemi te doktori do shkojmë. Mendoj se titulli doktoreshë është shumë i mirë. Ramës nuk i kam thënë i droguar, por i kam thënë mos pi mall, por bëj palestër sepse ka probleme me frymëmarrjen. Nga ana kimike ajo vërtetë të jep energji, por ka efekte", shtoi ajo.

Ora 20:33
Kryemadhi: Detyruam Edi Ramën të ndryshonte 90% të qeverisë

E ftuar te '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se opozita, duke denoncuar çdo ditë korrupsionin, detyroi Ramën të ndryshonte 90% të qeverisë. "Nuk kemi shtyrë asnjë protestë. Kemi thënë që kemi një axhendë të ngjeshur me denoncime dhe protesta. Por asnjëherë nuk kemi thënë se cila është axhenda. Në mandatin e dytë qeverisës, brenda 12 apo 13 muajsh ndryshon 90% e saj, vetëm kryeministri nuk ndryshon. Kjo ka ardhur si rezultat i axhendës së ngjeshur të opozitës në bashkëpunim me grupet e interesit, shoqërinë civile që kanë qenë pjesë e kësaj axhende për të denoncuar korrupsionin e qeverisë", u shpreh Kryemadhi. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 29/01/2019 20:47

    kjo duket nga fytyra sikur ka dal nga nje ndeshje boksi.dhe nga karakteri eshte e keqe.mendoj se ILIR META nuk e ka te leht me te

    Përgjigju
  • Hyqymeti: 29/01/2019 03:16

    KERKOHET NJE SALI BERISHA TE UDHEHEQES PROTESTEN ME CDO KUSHT DUHET TE RREZOHET RAMA KUSH PRET QE RAMA DO SJELLE TE MIRA PER SHQIPETARET ESHTE IDJOT DHE TRUSHPELARE O BURRA POPULL PER TE RREZUAR RAMEN

    Përgjigju
    • sali krimineli: 29/01/2019 18:06

      bravo djali.ca si puna jote i duhen shqiperis ti ven flaken.se kot ju zbrita nga shpellat une?>per kete dite.qe kur te jem ne rrezik une dhe zeni ju qeneria te ngriheni dhe te akuzoni kot me kot.mire gjermani la shume plehra mbas por enveri nuk i shfarrosi njeher e mire,doni shume dekada te beheni njerez te thjesht se keni kafshe akoma.jo me demokrat nuk beheni sa te jete jeta mbi toke

  • Erik: 28/01/2019 23:33

    I fut Rama nje mbledhje qeverie ne Kukes dhe rrethojeni kryeministrine sa te doni ju.

    Përgjigju
  • Ariu me vagine: 28/01/2019 22:38

    Ah ku jetojme ne vendin e perrallave. Nafia zbarkoi ne Tirone me opinga druni ne vitet e partise, kishte mustaqe dhe hante hithra te zjera per tre vakte te mbante frymen gjalle. Ka 30 vjet qe vetem plackit e vjedh, hoqi mustaqet dhe fryu te ndenjurat me botoks, ngriti vila e vuri gjoba, sot te kercenon me rrethim kryeministrie. Te q@fsha perrallen e Hirushes para perrallave me arusha nga katundet e albanezave

    Përgjigju
  • Rruqja: 28/01/2019 22:24

    Si shum rendesi po i ve veted moj cizmja e parlamentit .ti mund te duash gjith Shqiperin sic i ke me male me flori .me bregdete por ka ardh koha qe malli te shkoj tek i zoti ..Dhe femija ne bark te nenes ju njeh ju drejtuseve te opozites se keni nje emrus te perbashket ..vjedhjen .vrasjet shkatrrimet . ZOTI JU NDESHKOFT .NE VEND QE TE MBLIDHENI PER TE BERE NJE GJE SA ME BUKUR MBLIDHENI SI TE SHKATRROJM SA ME BUKUR .

    Përgjigju
  • Raul: 28/01/2019 20:37

    Mos e prufte kokën Nafije Dybeku B***lla në studio se na e ka shpifur ekranin kjo e çmendur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite