Kryemadhi flet me gjuhën e Metës: 25 prillin ta kthejmë në referendum! Njerëzit janë të rraskapitur nga mosmbajtja e premtimeve të Rilindjes (VIDEO)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka prezantuar në Roskovec, kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nga Roskoveci kryetarja e LSI-së tha se 25 prillin duhet që ta kthejmë në referendum, një thirrje kjo e bërë më herët edhe nga presidenti i vendit Ilir Meta.

‘Në fakt ju falënderoj të gjithëve që jeni sot këtu edhe pse është e diel ditë pushimi dhe shumë ftohtë ditë me shi por ju keni gjetur kohë për të ardhur dhe ky është suporti më i madh. Në ditët e sotme është shumë e vështirë në kuadrin dhe të problematikave që kanë njerëzit pandemia në një anë, ekonomia në anë tjetër, vështirësia e lëvizjes, varfëria që ka pllakosur në familjet e Roskovecit është aq prezente saqë i bën të pamundura takimet politike. Por angazhimi edhe i Gogos por edhe i Astritit dhe i të gjithë njerëzve na japin mundësinë dhe kurajën për të ecur dhe për të mos u ndalur. Të dalësh forcë e parë në Roskovec nuk do të thotë të bësh llogari matematikore. Të dalësh forcë e parë në Roskovec do të thotë të marrësh përgjegjësi për të zgjidhur hallet dhe problemet e qytetarëve. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër që sot Roskoveci edhe pse është Bashkia më e pasur përsa i përket burimeve që ka nëntoksore por dhe atyre mbitokësore me sera me bujqësi me të gjitha njerëzit janë më të varfër se kudo tjetër. Dhe kjo vjen për shkak të keqmenaxhimit,  shpërdormit, shfrytëzimit dhe mos kthimin e  kokës mbrapa për njerëzit të cilët ju kanë dhënë votën në kaq vite. Njerëzit janë të pakënaqur nga mosmbajtja e premtimeve të Rilindjes.'- tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi me naftëtarë në Fier: Qeveria nuk ka asnjë strategji për sektorin e naftës! Ne kemi plan konkret! Prezanton kandidatët në Roskovec


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja