
Asnjë hap pas ka deklaruar Monika Kryemadhi në një reagim në rrjetet sociale. Një qëndresë që vjen si përgjigje e një reagimi të ashpër që pati ambasada Amerikane në Tiranë për dhunën në protestën e opozitës joparlamentare. Ambasada ju drejtua liderëve të opozitë të mbajnë përgjegjësinë që u takojnë duke ruajtur qetësinë.
"Dhuna sado e madhe të jetë nuk e mposht dot qëndresën e shqiptarëve. Asnjë hap pas!", shkruante Kryemadhi.
Thirrje për qetësi dhe largim nga dhuna bëri edhe Presidenti Ilir Meta, i cili njëherësh është bashkëshort i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Lajmi kryesor:
REAGIME për distancim nga dhuna! Rama: Dëmin ja bëni Shqipërisë! Meta pas 'qetësisë' i del në mbrojtje Sait Dollapit








