Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është indinjuar nga deklarata e kryeministrit Rama se shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se ai. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se Rama refuzon të shohë alternativën më të mirë.

Sipas saj, të rinjtë e LRI-së janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë.

"Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. Këta të rinj dhe të reja janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Është koha për të ecur drejt Evropës", shkruan Kryemadhi.