Kryemadhi ironizon konferencën Antikorrupsion: Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel! Qeveri e korruptuar

Kryemadhi ironizon konferencën Antikorrupsion: Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel! Qeveri e korruptuar

Konferenca Antikorrupsion e cila u mbajt pasditen e sotme ka nxitur një sërë reagimesh nga kampi opozitar. I tillë ishte edhe reagimi i Kryetares të LSI-së, Monika Kryemadhi e cila shkroi me nota ironie për këtë nismë 3 ditore të qeverisë. 'Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin nëse nuk do e kishin arrestuar italianët' e nis shkrimin Kryemadhi duke vijuar me akuzën se qeveria është më e korruptuari.

'Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin, nëse nuk do e kishin arrestuar italianët. Patjetër, sepse të gjithë çfarë janë në burg sot nga Rilindja, më parë kanë qenë "kampionët" e kryeministrit.

Reformën në drejtësi e miratuam bashkarisht si klasë politike në vitin 2016, që lufta ndaj korrupsionit të ishte përherë ekskluzivisht fusha e veprimit, e një sistemi të pavarur nga politika, të pa ndikuar nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv. Ky i fundit, dmth qeveria, është edhe më i korruptuari!

Ndërkohë që punojësit civil të çuar me detyrim në takim dëgjuan fjalimin  propagandistik të kryeministrit, i gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve: një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë.

Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë!'- shkroi Kryemadhi. 


Lajmi kryesor:

Konferenca Antikorrupsion, Kryemadhi: Edhe Agim Kajmaku do drejtonte një panel nëse s’do ishte arrestuar! Tabaku: Spektakël


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?