Kryemadhi: Jemi të angazhuar për Reformën Zgjedhore, por duhet të jetë me integritet

Kryemadhi: Jemi të angazhuar për Reformën Zgjedhore, por duhet të jetë me integritet

TIRANE-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se partia që ajo drejton është e angazhuar për të miratuar një reformë zgjedhore me integritet të plotë, që t'u shërbejë qytetarëve. Gjatë takimit me Drejtorin për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Kryemadhi thotë se u diskutua për rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë.

"Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me z. Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

E falenderova për kontributin e dhënë gjatë bashkëpunimit shumë vjeçar të LSI me NDI. Për mbështetjen e pakursyer me ekspertizë amerikane dhe ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve të forumit rinor dhe atij të gruas, për realizimin e transparencës financiare të partisë, për rritjen e standardit të përfaqësimit dhe politikbërjes.

Diskutuam mbi rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë. Gjithashtu theksova angazhimin e LSI për një reformë zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Vlerat e demokracisë euro-atlantike janë udhërrëfyesi më i mirë për forcimin e shtetit të së drejtës, tregut të lirë dhe garanci për ndërtimin e jetës në Shqipëri" shkruan Kryemadhi.

Por si po zhvillohet ky proces në Shqipëri? Opozita jashtë parlamentit nuk e njeh komisionin e ngritur nga Kuvendi me drejtues Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin nga opozita. PD-LSI dhe partitë e tjera kanë krijuar një komision politiko-teknik paralel që deri tani është mbledhur dy herë në selinë e PD-së dhe palët janë shumë larg njëra tjetrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 29/10/2019 23:10

    Krymadhi kryebaxhella e Shqiperise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?