Kryemadhi:Konflikti Basha-Rama
po largon investitorët nga vendi

Kryemadhi:Konflikti Basha-Rama<br />po largon investitorët nga vendi
Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se çdo ditë që ka konflikt politik është baraz me 100 vende pune më pak, sepse investitorët që duan te vijnë e te investojnë në Shqipëri i frikëson kaosi, kriza, konflikti politik.
 
Gjithashtu ajo deklaroi se konflikti politik ka impakt të drejtpërdrejtë te njerëzit, prandaj sipas saj  Basha dhe Rama duhet të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.
 
"Jemi të shqetësuar nga konflikti politik dhe impakti i drejtpërdrejtë që ka te njerëzit. Sa herë që Rama sulmon Bashën, 10 vende pune që do të hapeshin në Shqipëri ikin diku tjetër.
 
Gjithashtu, çdo sulm i Bashës drejtuar Ramës, është i barabartë me 10 vende pune më pak. Çdo ditë që ka konflikt politik është baraz me 100 vende pune më pak, sepse investitoret që duan te vijnë e te investojnë në Shqipëri i frikëson kaosi, kriza, konflikti politik.
 
Ndërkohë që jam shumë e shqetësuar për demokracinë e Shqipërisë, më shumë se kurrë jam e shqetësuar për impaktin e konfliktit politik ne jetët e familjeve shqiptare dhe lidhja direkte e tij me mbylljen e vendeve te punës dhe humbjen e mundësive për të hapur vende te reja pune
”, tha Kryemadhi.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai