Kryemadhi letër ambasadorëve Lu
e Vlahutin: Rama po kap Vettingun

Kryemadhi letër ambasadorëve Lu<br />e Vlahutin: Rama po kap Vettingun<br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u është drejtuar me anë të një letre ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin lidhur me shqetësimin e ngritur për Vettingun pas shkurtimit të strukturës nga Kuvendi. 

Kryemadhi shkruan se qeveria po tenton të kapë organet e Vettingut. Sipas saj, VKM-ja e fundit për administrimin e procesit përmes Ministrisë së Drejtësisë, tregon presion dhe cenim të pavarësisë.

"Kuvendi dhe Qeveria duhet detyrimisht të jenë shembull në demostrimin e vullnetit të tyre për të mbështetur pa kushte dhe pa asnjë ndikim këto institucione në kërkesat dhe nevojat e tyre për një funksionim sa më normal dhe efikas.
Në këto kushte, procesi i Vettingut mund të minohet që në nisje, sepse qartazi nga ana e mazhorancës ka një tendencë të hapur për t’i kapur këto institucione kushtetuese sic e provojnë edhe vendimet e fundit të komisionit të ligjeve, kjo do të trondiste thellë besimin e qytetarëve te kjo reformë si dhe shpresën e tyre se në Shqipëri do të mund të ndërtohet më në fund një sistem drejtësie pa korrupsion, ku çdo qytetar është i barabartë përpara tij. 

Ndërhyrja dhe rrëzimi nga Kuvendi i propozimeve të paraqitura nga këto institucione, për strukturat dhe pagat e personelit, por edhe anëtarëve të këtyre institucioneve, kanë për qëllim dëmtimin cilësisht të procesit të Vettingut, pengimin dhe vonesën e ngritjes së institucioneve të reja, veçanërisht SPAK.

Reduktimi i numrit të këshilltarëve në Institucionet e vettingut dhe veçanërisht të këshilltarëve ekonomik në këto institucione, ka për qëllim që t’a bëjë procesin e rivlerësimit, një proces të paracaktuar nga institucionet e ekzekutivit apo institucionet e pavarura të drejtuar nga përfaqësues të mazhorancës. Si mund të vlerësohet pasuria e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga 9 këshilltarë ekonomik (gjithsej 3 institucione sëbashku), ndërkohë që IlDKPKI për këtë proces ka përfshirë të gjithë strukturën e saj? 

Është tepër e qarte se një reduktim i tillë i qëllimshëm i numrit të ekspertëve në këto pozicione, do të sjellë një proces të pabesueshëm, fiktiv, jo cilësor dhe shumë të vonuar në kohë",
shkruan Kryemadhi.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor