Kryemadhi: LSI nuk garon për zgjedhjet e 6 marsit, i kemi krijuar teknikalitet Berishës! Metës i rri i vogël 'kostumi i LSI-së'

Ilir Meta ka vënë në dispozicion partinë e tij për Sali Berishën për t’u futur në zgjedhjet e pjesshme vendore! Këtë fakt e ka pohuar vetë para Kuvendit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila pranoi se kjo parti nuk po garon në zgjedhjet e 6 marsit, po i ka krijuar teknikalitet grupit të ‘Rithemelimit’ që të futet në zgjedhje. Ajo u bëri thirrje elektoratit që të votojë kandidatin më të mirë, ndërsa theksoi se janë zgjedhje lokale dhe nuk ndikojnë në jetën politike.

 “LSI nuk kandidon i ka krijuar një teknikalitet të rithemelimit. Skema e primareve duhet vlerësuar nga të gjitha partitë politike. LSI nuk është pjesë e kësaj, do u bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve e suportuesve që të votojnë kandidatët më të mirë. Janë zgjedhje lokale dhe kanë të bëjnë me jetën e tyre, jo me jetën politike. Premtim Kryemadhin nuk e kam takuar ndonjëherë, por nëse është nga Dibra është fisi im. Qenka treguar burrë me mend, që ka thënë se është nga fisi im. Dibranët shquhen për nuhatje, edhe për zgjedhjen e duhur”, tha Kryemadhi.

Duke u ndalur tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën, Kryemadhi tha se nuk e priste vendimin, tani por në mars, ndërsa shtoi se do të donte që ta shihte Metën në habitatin e tij. Kryemadhi madje shtoi se kostumi i LSI Ilir Metës i rri shumë i ngushtë tashmë, është më shumë se LSI.

‘Dëshirë kisha që Meta të kthehej në politikë në habitatin e tij, vendimin e prisja në mars, lëvizja i ka dhënë fund thashethemeve të Ramës që është me bravën. Unë e kam thënë që kostumi i LSI Ilir Metës i rri shumë i ngushtë tashmë, është më shumë se LSI’- tha Kryemadhi.

LSI dhe Sali Berisha shpallën zyrtarisht koalicionin “Shtëpia e Lirisë" dhe logon e tyre me 1 shkurt, e cila rezulton e kopjuar. Berisha dhe Ilir Meta morën “copy paste” emrin dhe logon e koalicionit të Qendrës së Djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi,  'La casa delle liberta', që do të thotë "Shtëpia e lirisë". Berisha prezantoi ndërkohë 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ku tha se këta kandidatë do mbështeten pa diskutim edhe nga LSI.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 18/02/2022 22:36

    A ka din e i iman kjo bachelle?

    Përgjigju
  • Noku: 17/02/2022 19:36

    Komplet gerdalle dhe fshesaxhije e pandreqshme qe vegjeton me parate publike per te ndotur veshet dhe per te renduar syte e njerezve kur shohin nje mbetje te tille organike nga ferma e kafsheve Lesheli

    Përgjigju
  • Socialisti: 17/02/2022 16:15

    Ke TE DREJTE MONIKA,, ILIRIT TEND I RRI FIKS KOSTUMI I BURGUT....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë