6 marsi, Report Tv zbardh marrëveshjen Berisha-Meta! Marrin 'copy-paste' emrin e logon e Berlusconit në Itali! Nard Ndoka 'i ligjëron' koalicionin! PD: Simbolizojnë korrupsionin

Sali Berisha dhe LSI kanë zyrtarizuar sot koalicionin mes tyre në zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit, duke e ligjëruar atë me partinë e Nard Ndokës. Report Tv ka zbardhur marrëveshjen e tyre, ku pjesë e këtij koalicioni është edhe PDK, kjo për faktin se LSI dhe Berisha vetë, ligjërisht nuk mund të formonin një koalicion pasi për këtë duhen dy parti. Në kushtet kur Berisha dhe mbështetësit e tij nuk janë parti, ka lindur nevoja për përfshirjen e PDK-së së Nard Ndokës.

Ndërkohë, sipas kësaj marrëveshje, koalicionin në KQZ do e regjistrojë Endrit Braimllari i LSI. Komisioni i Rithemelimit do të jetë drejtuese politike e koalicionit, ndërsa LSI do të jetë partia udhëheqëse. Si kryetare e LSI, Monika Kryemadhi është autorizuar në marrëveshje që të paraqesë pranë në KQZ kandidatët për kryetar bashkie, të zgjedhur në primaret e Berishës.

Ditën e sotme koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' ka publikuar edhe logon, që rezulton e kopjuar. Qartësisht, Berisha dhe Ilir Meta kanë marrë copy paste emrin dhe logon e koalicionit të Qendrës së Djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi,  'La casa delle liberta', që do të thotë "Shtëpia e lirisë".

Partia Demokratike ka reaguar, duke e konsideruar koalicionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim me Sali Berishën 'zyrtarizim i partisë së vjetër, Meta-Berisha-Rama' për të strehuar njëri-tjetrin. Në reagim thuhet se ata përfaqësojnë korrupsion dhe se qëllimi i tyre është të dëmtojnë PD dhe demokratët.

Sali Berisha prezantoi dje 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ku tha se këta kandidatë do mbështeten pa diskutim edhe nga LSI. Ai pranoi se ka negociuar drejtpërdrejtë me Ilir Metën për koalicionin. Deklaratë e fortë kjo pasi në një kohë kur Meta flet si president mbi palët, nga ana tjetër, në fshehtësi bën marrëveshje si kryetar partisë që ka themeluar vetë, LSI-në, e që është në një moment kritik, me vetëm 4 deputet në Kuvend, të fituara në 25 prill.

PD zyrtare reagoi dje, duke e cilësuar këtë koalicion ‘non grata’ që kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro.

Komisioni i Rithemelimit u bë dy ditë më parë i pari nga kampi opozitar që shpalli emrat e kandidatëve të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit. Përmes primareve të Sali Berishës kandidat për bashkinë e Vorës u shpall Lulzim Vrana me profesion ekonomist, në një proces numërimi pa praninë e mediave. Durrësi do të përfaqësohet me urbanistin Ardian Muka, Shkodra me Bardh Spahinë, Dibra do të përfaqësohet nga Premtim Kryemadhi i cili karrierën ia ka dedikuar arsimit. Në Lushnjë do të kandidojë juristi Elton Bano i cili mori 671 vota nga demokratët, ndërsa Rrogozhina nga Hekuran Xhani i cili është mjek veteriner.

Logo e koalicionit Berisha-LSI

 

Logoja e koalicionit të Silvio Berlusconi

Marrëveshja e plotë e koalicionit
Sot me datë 31.01.2022, ne, partitë politike të mëposhtme:
Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetare, për t'i sjelle ndryshimin Shqipërisë. Ne bashkohemi që të garantojme fitoren në agjedhjet e ardhshme dhe t'i sjellim ndryshim Të gjithë e dime që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e vendit tone. Të gjithë e dimë që duhet ndryhsim, Shqipërtarët janë të fortë, Shqipëria forte. Ka vetëm një njeri përgjegjes për dështimin e Shqiperise ne 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama. Ne pa ndajmë të njëjtat viera e parime në veprimtarine e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojme angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj
VENDOSËM QË:
1. Të formojmë një Koalicion të gjerë opozitar, dhe për të konkuruar së bashku në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Shkoder, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë, të datës 06 Mars 2022.
2. Emri i koalicionit është "Shtëpia e Lirisë"
3. Shkronjat nistore te Koalicionit do të jenë: "SH-L"
Sigla e Koalicionit është:
SHTEPIA ELIRISE
Drejtuese politike e koalicionit eshte Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit
Partia udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor është partia Lëvizja Socialiste për Integrim.
4. Të autorizojmë zj. Monika Kryemadhi, Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ose të autorizuarin prej saj, që të paraqesë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) kandidatët për krytar bashkie në këto njësi, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor.
5. Tè autorizojmě Z. Endrit Braimllari që:
a. Të paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së. b. Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. c. Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin.
6. Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do te percaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe te partive politike në përbërje të tu.
7. Në listën shuméemërore të Koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar ne peshën elektorale që rezulton për secilen parti. Kandidatët në listat shumëemërore të Koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerésohen si kandidatë vetëm të Koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas perkatesive partiake.
8. Kjo marrëveshje hyn ne fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit te saj.
Partitë e Koalicionit, firmëtare të kësaj marrëveshje, janë:
1-Partia Demokratike e Shqipërisë, Komisio ni i Përkohshëm i Rithemelimit, FFlamur Noka
2.Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari
3.Partia Demokristiane, kryetari Ndard Ndoka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:16
Koalicioni Berisha-Meta, PD: U zyrtarizua partia e vjetër Meta-Berisha-Rama! Simbolizojnë korrupsionin dhe politikën e vjetër

Për Lulzim Bashën, koalicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim me Sali Berishën është në fakt zyrtarizim i partisë së vjetër, Meta-Berisha-Rama për të strehuar njëri-tjetrin.

Në një reagim me shkrim, Partia Demokratike evidenton kandimin e Pajtim Kryemadhit në bashkinë e Dibrës, që është kushëri me Monika Kryemadhin por njehërazi dhe bashkëshort i prokurores Belina Zeneli, që vetëm dje u shkarkua nga detyra për zvarritje të proceseve.

“Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016”, thotë PD në reagim duke u distancuar nga kandidimi i Pajtim Kryemadhit, që Komisioni i Rithemelimit e zgjodhi në primaret e së dielës ende pa shpallur koalicionin me LSI.

Partia Demokratike thotë se ky kandidim zbërthen edhe faktin se përse Berisha dhe Rama tashmë janë bërë bashkë me njëri-tjetrin

“Kandidimi i Pajtim Kryemadhit shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte dosjen 184, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë”, përfundon reagimi zyrtar i Partisë Demokratike

Ora 11:54
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, LSI dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit me Berishën! A do ta pranojë Celibashi Komisionin e Rithemelimit?!

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kërkesën e regjistrimit të koalicionit me Berishën “Shtëpia e Lirisë”. Në kërkesën e dërguar në KQZ, në koalicion LSI përfshin Partia Demokristiane dhe Berishën në emër të “Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”, e pa regjistruar si parti, ndërkohë që pritet vendimi i KQZ. Kujtojmë se më parë Celibashi ka deklaruar se njeh Lulzim Bashën si përfaqësues të subjektit 'Partia Demokratike e Shqipërisë'. 

Kërkesa e LSI-së:

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Rruga “Ibrahim Rrugova, Nr. 4 Tirane. Lënda: Kërkesë per regjistrimin ne KQZ te koalicionit zgjedhor.

Mbështetur në nenin 65 e vijues te Ligjit Nr 10019 date 29 12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperisë”. ndryshuar, PARTIA “LEVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM”, si parti udhëheqese e koalicionit, kerkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e koalicionit zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore, te dates 6 Mars 2022.

Emri i koalicionit eshte: “Shtëpia e Lirisë”

(LSI-PD Komisioni i Përkohshem Rithemelimit-PDK)

Shkronjat nistore te Koalicionit do të jene: “SH-L”

Kërkesa e LSI
Ora 11:13
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Report Tv zbardh marrëveshjen për koalicionin Berisha-LSI: Do t’i sjellim ndryshimin Shqipërisë! Pjesë edhe PDK e Nard Ndokës

Report Tv ka zbardhur marrëveshjen për koalicionin Berisha-LSI. Sipas marrëveshjes, koalicionin në KQZ do e regjistrojë Endrit Braimllari i LSI, ndërsa palët theksojnë se “po bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim Shqipërisë”. Komisioni i Rithemelimit do të jetë drejtuese politike e koalicionit, ndërsa LSI do të jetë partia udhëheqëse.

Pjesë e koalicionit është bërë edhe Nard Ndoka me partinë e tij, për të plotësuar kushtin që duhet për të formuar koalicion, që kërkon 2 parti, pasi Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk janë parti.

“Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë. Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë. Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e forte. Ka vetëm një njeri përgjegjës për deshtimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama. Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarine e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për geverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojme angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashket politike dhe prandaj vendosëm që: 1. Të formojmë një Koalicion të gjerë opozitar, dhe për të konkuruar së bashku në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Durres, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë, të datës 06 Mars 2022. 2. Emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë” 3. Shkronjat nistore te Koalicionit do të jenë: “SH-L“, thuhet mes të tjeraash në marrëveshje.

(Kliko këtu për të lexuar marrëveshjen e plotë)

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Logo: 02/02/2022 09:41

    Kjo logoja ngjan tamam si ndonje tas i mbushur me pershesh me qumesht qe sikur po lekundet pak. Kujdes Sale dhe Like se po ju iken persheshi

    Përgjigju
  • Hajduti: 01/02/2022 15:39

    Nje logo nuk fantazojne dot. Te gjithe te paaftet ne Shqiperi jane medoemos ne nje parti. Ngaqe e kane shtyre jeten duke vjedhur, i duket normale edhe kjo grabitje e logos. Megjithese ka shume mundesi qe nuk e kuptojne dot kete qe po them, sepse vjedhja per ta eshte tjeter gje.

    Përgjigju
    • Riku: 01/02/2022 15:48

      Gjithmone kam pyetur veten ne kohe te enverit njerezit ishin kaq te shplare nga trute apo shtirenin apo realisht besonin ato qe benin/thonin... kam idene qe te ky komenti thjesht shtiresh nuk ka mundesi ti besosh ato qe shkruan... dmth qe ps eshte e kunderta e asaj qe shkruan

  • O tej: 01/02/2022 14:30

    Te kishit regjistru dhe ket temin ne koalicion Shtepia e Maskarenjve?

    Përgjigju
  • Riku: 01/02/2022 14:13

    Skan shanse kunder engjujve te paperlyer te pakorruptuar te pakonsumuar vizionar te pusht-etit

    Përgjigju
    • Leon: 02/02/2022 10:25

      Ne krahasim me keta, engjej jane, nuk diskutohet. Kur ishin keta te "shpise" ne pushtet, ishte koha e "bim bum bameve", ishte koha e fishekzjarreve te Gerdecit, ishte koha e snajperave. S'dilje dot as ne lagje se te vinte maloku e ta merrte shtepine me "ligjin" e tokes se zanun.

  • Ilmiu: 01/02/2022 13:22

    Shtepia e korrupsionit dhe hajduterise me PARAZITIN Nard Ndoka ..

    Përgjigju
  • Aliu: 01/02/2022 13:18

    Shyqyr që nuk e kanë vënë shtëpia e “Argitës”, apo e “ Shkëlzenit”…

    Përgjigju
  • Shtepia: 01/02/2022 11:16

    Shtepia e hajnise 30 vjecare,vicidol-cepan, te paskrupullt,kujtojne se ua hedhin shqiptareve, si nuk kane nje fare ndershmerie burrerore keta te paudhe, o zot meshiroj keta huligane.

    Përgjigju
  • Pepsi: 01/02/2022 10:57

    Pepsi ask for more

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia sposton protestuesit nga Bashkia e Tiranës! Nis qarkullimi i mjeteve

Policia sposton protestuesit nga Bashkia e Tiranës! Nis qarkullimi i mjeteve