E ndërsa Monika Kryemadhi u shpreh dje në Report Tv se gjatë kësaj kohe të COVID-it është marrë më shumë me punët e shtëpisë duke shmangur protagonizmin në media, kreu i shtetit Ilir Meta ka postuar sot në rrjetet sociale një video duke kositur barin nga vila e tij te Gjiri i Lalzit, ndërsa uron të gjithë shqiptarët për një fundjavë të mbarë. "Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë" shkruan Meta.