Kryemadhi: Meta t’u shlyejë gabimin shqiptarëve që u solli Ramën, të refuzojë ligjin për Teatrin

Në një deklaratë për medien Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se aksioni i opozitës do të jetë i vazhdueshëm për të luftuar qeverinë e krimit dhe korrupsionit e kryesuar nga Edi Rama. Kryetarja e LSI-së Monika deklaroi se Meta duhet të gjejë forcën të kthejë mbrapsht pr/ligjin për Teatrin Kombëtar.

Unë shpresoj që zoti Meta ka shansin për të shlyer gabimin që u solli shqiptarëve Edi Ramën në krye, besoj që duhet të gjejë forca brenda vetes së tij ta rikthejë mbrapsht atë pr/ligj. Shpresoj të distancohet por megjithatë kjo është në zgjidhje e atij dhe mund t'i bëni pyetje vetë zotit Meta.u shpreh Kryemadhi në një konferencë për median. Edhe Basha dje i bëri thirrje Metës të kthejë mbrapsht p/ligjin.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Sipas Kryemadhit aksioni opozitar do të vazhdojë për të larguar Edi Ramën, i cili është shkaktar i vetëm i moshapjes së negociatave për Shqipërinë. 

Aksioni i opozitës është i vazhdueshëm, pasi parlamenti nuk ndonjë vlerë, ne jemi thjesht të pranishëm aty. Unë theksoj se tashmë nuk është vetëm dëshira e klasës politike për të krijuar një mocion tjetër, e cila përballë  qeverisë së drogës, është shumë e madhe. Djegia e mandateve nuk mendoj se është zgjidhje. Në SHBA ne kuptuam se ata kanë problemet e tyre, por një gjë e sigurt është se vëmendja e tyre për ballkanin nuk do të ndalet asnjëherë. Nga ana tjetër SHBA është shumë e vëmendshme jo vetëm ndaj politikës por edhe sigurisë në vend.

Nuk mendoj se ka socialistë të ndershëm, që ka bërë një punë të mirë drejtuese. Pra siguria në vend është e cënuar. Pakti kombëtar është pakt për të larguar Edi Ramën, pasi është shkaktar për moshapjen e negociatave. Unë mendoj se ky pakt duhet kthyer në një shoqëri civile. Reforma në drejtësi është një element për të ecur përpara si dhe duhet dhe duke ngritur një qeveri që të luftojë korrupsionin.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 30/06/2018 17:49

    Hipokrizia e Mones eshte jasht cdo limiti . Me ty be krye LSI kthehet ne OJQ . Kur e je afer Liken pse eshte nevoja ti besh thirrje . Cfar mund te themi ?

    Përgjigju
  • Qoqja: 30/06/2018 15:14

    Po moj zonje e madhe RAMA DUHET TU KERKOJ FALJE SHQIPTAREVE KE VURI PRESIDENT KOMPJONIN OLIMPIK PER CVATJE E PASURISE KOMBETARE MOJ KOKMADHJA JONE MBRETERESHE .

    Përgjigju
  • Demokrati: 30/06/2018 13:37

    Kur u be kjo k** politikane mos mbete njeri pa u bere .A e di kjo lletyre qe urrehet si njeri pa le si politikane qe nuk perfillet ?

    Përgjigju
    • Maks: 30/06/2018 14:37

      Moj zonj ti pergjigju shqiptrve si u bete miljrdera vetem duke llapur dhe un qe kam 45 vjet qe punoj kam vetem 56m katror shpi

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur