Kryemadhi mosbesuese ndaj PS:
Shkruajeni, s’ka garanci me këta
Debati me Vasilin në mungesë të një neni në dokumentin e zbardhur për drejtësinë. Monika Kryemadhi, e cila ka shprehur hapur mosbesimin ndaj socialistëve. 'Thuaji ta lexojnë të plotë dhe ta vendosin në procesverbal, se nuk ka garanci me këta'.
Pavarësisht se LSI votoi të gjitha projektligjet dhe nenet e tyre në seancën e djeshme plenare, kjo nuk ka kaluar pa dyshime brenda LSI-së, dyshime të cilat u përforcuan nga Monika Kryemadhi.
Kjo gjë është shfaqur gjatë kalimit të projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”. Ndërsa është hedhur për votim Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka shfaqur rezerva pasi sipas tij, “një nen është i paplotë”.
Por, në këtë moment ka ndërhyrë deputetja socialiste Vasilika Hysi e cila tha se ky nen ka problem me zbardhjen dhe do merret siç e ka propozuar Ministria e Drejtësisë.
Pas kësaj Vasili ka dhënë dakordësinë. “Dakord, atëherë, merret e mirëqenë”, tha ai, duke kërkuar që të reflektohet zbardhja në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve kur ishte shqyrtuar ky nen.
Por nga vendi ka ndërhyrë deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka shprehur hapur mosbesimin ndaj socialistëve. “Thuaji ta lexojnë të plotë dhe ta vendosin në procesverbal, se nuk ka garanci me këta.
Nuk ke më garanci nga këta”,-tha Kryemadhi, duke ju drejtuar Vasilit. Pavarësisht se ligji i miratua dhe Kryemadhi votoi pro sikundërse gjithë LSI, pozicionimi i kësaj të fundit gjatë periudhës parazgjedhore, ka qenë pikant krahasuar me përfaqësuesit e partisë së saj.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.9%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3793
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15