Programet elektorale, Kryemadhi: Në 25 prill çojeni Ramën në shtëpi, Shqipëria s’mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë

Programet elektorale, Kryemadhi: Në 25 prill çojeni Ramën në shtëpi, Shqipëria s’mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë

Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një thirrje për qytetarët, të cilëve u kërkon që më 25 prill të mos e votojnë kryeministrin Edi Rama.

Këtë, Kryemadhi thotë se duhet ta bëjnë pasi sot në vendin tonë ka më pak punë dhe më shumë emigracion, ndërsa shtoi se gjerat sipas saj po shkojnë në drejtimin e gabuar. 

Duke iu referuar dhe programit të PS për zgjedhjet, të cilin Rama e ka quajtur prespektivë të 2030-ës, Kryemadhashi shkruan se qytetarët nuk mund të presin deri në 2030-ën për të marrë ndihmë.

"Në 4 vitet e fundit Rama ka patur qeverinë në dorën e tij, për të qeverisur si të dinte më mirë ai. Sot ka më pak punë, më shumë  emigracion dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.

Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë. Në Prill 2021 dërgojeni Ramën në shtëpi dhe zgjidhni një qeveri që do të sjellë ndihmë të prekshme dhe të shpejtë", shkruan ajo.

Më herët Rama është shprehur se "deri në 2030-n PS-në do kemi në pushtet me ose pa të"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 11/02/2021 17:47

    Kjo fallxhorja e perralles me 5 pika ne mjerim te madh dhe braktisje masive. Cdo nate e sheh gjigandin Edi Rama 3 here ne enderr dhe kryeminister ne mandatin e trete dhe zgjohet e tmerruar duke uleritur : ku eshte cizmja e mallkuar qe me doli per hunde nga urrejtja e perjeteshme e popullit shqiptar. Shkofsh ne ferr moj sudja e perralles me 5 pika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës