Kryemadhi në Sauk: Mijëra shtëpi të përmbytura! Qeveria e poshtër, i mungon dashuria për të ndihmuar njerëzit (VIDEO)

Mëngjesi i së dielës e gjeti kryetaren e LSI Monika Kryemadhi me banorët e Saukut në njësinë nr 2 në Tiranë me të cilët shprehu shqetësimin për situatën e krijuar nga përmbytjet. Sipas saj janë me mijëra shtëpi të përmbytura dhe familjarët nuk kanë asnjë përkrahje.

 “Vërtetë jemi në aspektin e prezantimeve dhe organizimit të strukturave tona në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet e 25 prillit, por ajo që po ndjejmë çdo ditë e më shumë është mungesa që kanë njerëzit në infrastrukturë.

 Jo veç ekonomia që është rrënuar për shkak edhe të keqqeverisjes, por edhe pandemia ka goditjen e vet. Familjet shqiptare janë varfëruar për shkak të shëndetësisë që është shumë e shtrenjtë për Covidin. Një i sëmurë me Covid shërbimet dhe ilaçet janë jashtëzakonisht të shtrenjta, por gjithë kësaj po i shtohet edhe situata e përmbytjeve. Ka mijëra hektarë tokë të përmbytur, por jo vetëm tokë bujqësore, por janë edhe me mijëra shtëpi të përmbytura, të cilat nuk shikojnë asnjë lloj përkrahje nga qeveria”, tha Kryemadhi.

Qeverinë Rama, Kryemadhi e quajti të paaftë dhe të poshtër.

“Covidi që shkatërroi emocionalisht familjet tona dhe tani nga ana tjetër kemi edhe këtë situatë që shikojmë një papërgjegjshmëri të qeverisë. E thënë shkurt totalisht të paaftë. Nuk më duken vetëm të paaftë por edhe të poshtër, pasi ju mungon dashuriar për të ndihmuar njerëzit.  Sepse mund të jesh i paftë, por ke dëshirë për ti ndihmuar njerëzit. Por paaftësia e tyre ka kaluar tashmë çdo lloj limiti.  Ajo që ne shikojmë çdo ditë e më shumë është se një nga problemet më të mëdha qe kemi është mungesa e prezencës së shtetit. Njerëzit janë prezentë në problemet e tyre, por shteti është prezent vetëm për ti përdorur, për të bërë propagandën apo dhe për ti kërcënaqur ata që nuk janë dakord me ta”, shtoi ajo.

Edhe qytetarët i shprehën shqetësimet kryetares së LSI, që kryesisht kishin të bënin me largimin e fëmijëve jashtë Shqipërisë.

“Unë doja ta vija më shumë theksin tek fakti që ne duhet ti japim më shumë shpresë të rinjve që të rrinë në Shqipëri, sepse kemi fëmijët tanë dhe çdo ditë thonë që duan të ikin. Shpresa jonë janë rinia. Po nuk u dhamë atyre shpresë, çdo gjë shuhet. Ne po largojmë fëmijët tanë dhe vendin e tyre po e zënë emigrantë të huaj”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:07
Gafa e Kryemadhit në Sauk, ngatërron Ramën me Metën: Dje pamë një xhiro të presidentit, e vetmja gjë e re janë stilimet e maskave të tij (VIDEO)

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka bërë një gafë gjatë takimit me banorët e Saukut në njësinë nr 2 në Tiranë, ku teksa ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me situatën e përmbytjeve, ka ngatërruar kryeministrin Edi Rama me presidentin Ilir Meta.

Kryemadhi në vend që të thoshte se ka parë Ramën duke bërë xhiro me maskë, tha presidenti.

"Dje pamë një xhiro që bëri mbi një argjinaturë presidenti (kryeministri), me maskat dhe e vetmja gjë e re që ka sjellë janë stilimet e maskave të tij, por asnjë gjë nuk po shikojmë në jetën e përditshme të shqiptarëve në familjet e tyre", tha Kryemadhi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opinione: 10/01/2021 21:50

    Njerëzit që kanë ndërtuar pa pyetur e pa leje,..aty ku nuk duhet ,e ka rrezik?!..keq t'ua prish shteti ,o nona natyrë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja