Kryemadhi në takim me kryetarët e degëve të LSI: Të përgatitemi për zgjedhjet lokale të 2023, ekipi drejtues do zgjidhet nga Konventa e 25 korrikut

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të LSI në të gjithë vendin duke thënë se do përgatiten për zgjedhjet lokale të vitit 2023. Në Konventën e 25 Korrikut pritet të zgjidhet i gjithë ekipi drejtues.

"Është domosdoshmëri mbledhja e Konventës për zgjedhjen e strukturave. Por më shumë për përgatitjen e strukturave të LSI për zgjedhjet lokale. Zgjedhjet lokale janë jo më larg se një vit, ku përfaqësimi i LSI do të jetë në të gjitha bashkitë dhe në të gjitha këshillat bashkiakë. Po kështu strukturat organizative do të përgatiten jo vetëm për zgjedhjen e kandidatëve por edhe për evidentimin pasi këshillat do të kenë elementin e pjesëmarrjes 50% gra dhe 50% burra pra kuotën gjinore", tha Kryemadhi.

Kryemadhi nuk la pa përmendur kryeministrin duke thënë se disa i ka krijuar Edi Rama dhe i bashkangjitur me krizat e tjera. Kryetarja e LSI-së thekson e gjithë kjo situatë ka ndikuar tek familjet shqiptare.

"Në fakt edhe përsa i përket situatës të cilën po kalon vendi është një kompleks, një kombinim i jashtëzakonshëm krizash të cilat Edi Rama i ka krijuar në perfeksion duke i bashkangjitur krizën ekonomike, krizën energjetike, krizat sociale të cilat kanë krijuar një kombin të tmerrshëm për familjet shqiptare. Drejt kësaj ka çuar jo vetëm rritjen e çmimeve të produkteve të shportës por ka çuar dhe në rritjen e çmimeve të prodhimeve shqiptare.

Për të vazhduar më tej me standardet dhe cilësinë e jetës që kanë sot qytetarët shqiptarë, e cila çdo ditë dhe më shumë sa vjen dhe shtrenjtohet por faktikisht nuk përkthehet në ndihmë ekonomike për familjet. Pavarësisht nga e gjithë situata në të cilën ne jemi, ne duhet të ndjekim hap pas hapi planin e punës, pasi kemi pasur një program elektoral të jashtëzakonshëm", tha Kryemadhi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHI: 22/04/2022 14:50

    Shqiptaret nuk jane budallenj ti besojne fjaleve te tua. Ske faj se ke kohe pa marre leket e shqiptareveti dhe soji yt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve