Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, këtë të shtunë është takuar me të rinjtë në qytetin e Elbasanit. Në këtë takim ato kanë ndarë shqetësimet e tyre të përditshme, por edhe ato për shkollimin. Në fjalën e saj Kryemadhi është shprehur se prioriteti kryesor i LSI-së është punësimi i të rinjve.

Ndër të tjera, ajo ka shtuar se pamundësia e punësimit të të rinjve, vjen si rezultat i varfërisë së familjeve të tyre, pasi ata paguajnë taksa të larta.

 “LSI ka prioritet punësimin e të rinjve dhe duke pasur parasysh që teknologjia po krijon një lloj ekspansioni ose në lloj shpërndarje të jashtëzakonshme në të gjithë botën dhe duke pasur parasysh që edhe pandemia po riformaton metodologjinë e punësimit, absolutisht që njerëzit që kanë të bëjnë me teknologjinë, me IT-në janë të lidhur drejtpërdrejt. Ndërkohë që mundësitë e zhvillimit apo të arsimimit në këtë sektor janë zero, pasi ne kemi fakultete apo degë inxhinierike të cilat nuk e kanë mundësinë e laboratorëve për të krijuar dhe mundësuar praktikat e punës, ashtu sikurse kjo mungesë e mundësive të punësimit të të rinjve po kthehet në një shpopullim. Vetë INSTAT-i kërkon të tregojë që ka rritur punësimin, por në fakt ka krijuar një punësim jo vetëm fiktiv, por edhe me një pagë minimale, me të cilën nuk arrin të paguash dot dritat, ujin e jo më të ushqehesh, të vishesh apo të krijosh familje. Pamundësia tek të rinjtë si vjen? Vjen si rezultat e varfërisë së familjeve të tyre dhe kur prindërit paguajnë taksa të larta ndërkohë që u është premtuar që do të kemi ulje të taksave për familjet e varfra ose të mesme dhe taksa të larta për të pasurit, në fakt ka ndodhur e kundërta. Taksa progresive, e cila është reklamuar dhe është propaganduar shumë, nuk është kthyer në një taksë progresive për të paguar të pasurit më shumë taksa, por janë të varfrit që paguajnë më shumë. Janë oligarkët, të cilët marrin pjesën më të madhe të buxhetit, marrin 46 për qind të buxhetit të shtetit me koncesione, janë ata që i kanë zero taksat. Pra, kjo lloj kontradikte e ka impaktin drejtpërdrejt në arsim, në shëndetësi, në shërbimet që shteti duhet ti ofrojë qytetarëve” tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi takim me banorët në Tiranë, Elbasan e Peqin: Arsimi dhe punësimi, prioritet i LSI-së! Taksat e larta janë shqetësuese