Kryemadhi takim me banorët në Tiranë, Elbasan e Peqin: Arsimi dhe punësimi, prioritet i LSI-së! Taksat e larta janë shqetësuese

Mungesa e infrastrukturës dhe taksat e larta, ishin shqetësimet që kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ndau këtë të shtunë gjatë një takimi në njësinë nr. 4 në kryeqytet.

"Ne dje patëm diskutime me qytetarë të Njësisë 4, unë sot isha në Peqin, kudo është i njëjti fenomen. Në fakt kur po vija rrugës, se erdha direkt nga Peqini, po dëgjoja sesi lali Eri kishte hallin e banorëve të Rrogozhinës dhe të Kavajës. Të zgjidhi njëherë hallin e qytetarëve të Tiranës që kanë taksat më të larta, por edhe 10 fishim të taksave. Dhe jo vetëm kjo, por mungesa e infrastrukturës, për kopshte, për çerdhe, për shkolla, gjë që kjo zonë vjen çdo ditë duke u zgjeruar. Ne po shikojmë që gratë jo vetëm që janë kthyer në shtëpiake, por mundësia  e punësimit të tyre është zero, gjë që e kanë të pamundur. Por edhe sikur të rrinë në shtëpi dhe t’iu shërbejnë familjeve të tyre, ato jo vetëm që nuk iu shërbejnë dot familjeve, por e kanë jetën shumë të vështirë" - tha Kryemadhi.

Prioritetet e LSI-së për rininë, arsimin dhe punësimin e mirëpaguar kryetarja Monika Kryemadhi i përsëriti edhe nga Elbasani.

"LSI ka prioritet punësimin e të rinjve dhe duke pasur parasysh që teknologjia po krijon një lloj ekspansioni ose në lloj shpërndarje të jashtëzakonshme në të gjithë botën dhe duke pasur parasysh që edhe pandemia po riformaton metodologjinë e punësimit, absolutisht që njerëzit që kanë të bëjnë me teknologjinë, me IT-në janë të lidhur drejtpërdrejt. Ndërkohë që mundësitë e zhvillimit apo të arsimimit në këtë sektor janë zero, pasi ne kemi fakultete apo degë inxhinierike të cilat nuk e kanë mundësinë e laboratorëve për të krijuar dhe mundësuar praktikat e punës, ashtu sikurse kjo mungesë e mundësive të punësimit të të rinjve po kthehet në një shpopullim. Vetë INSTAT-i kërkon të tregojë që ka rritur punësimin, por në fakt ka krijuar një punësim jo vetëm fiktiv, por edhe me një pagë minimale, me të cilën nuk arrin të paguash dot dritat, ujin e jo më të ushqehesh, të vishesh apo të krijosh familje" - tha Kryemadhi.

Gjatë një takimi me banorët e Peqinit, Kryetarja e LSI u ndal edhe në problemet e bujqësisë. Ajo tha se taksat e larta dhe mungesa e subvencioneve kanë penalizuar bujqësinë.

"Nga eksperienca ime që kam pasur edhe më parë, peqinasit janë njerëz punëtorë, të cilët çdo ditë e më shumë i përkushtohen punës së tyre, tokës së tyre, ashtu sikurse edhe nga ana tjetër e kanë shumë të pamundur mbijetesën përsa i përket taksave të larta, mungesa e subvencioneve për ata që merren me bujqësi, por nga ana tjetër brenda qytetit problem është mungesa e rrugëve dhe infrastrukturës. Pak para se të vinim këtu ishim në një kafe brenda në qytet, ku u takova me dy mësues rastësisht, ishin çift burrë e grua, të cilët po flisnin për problemet e arsimit dhe u shprehën se cilësia e mësimdhënies te fëmijët është shumë e dobët" - tha Kryemadhi.

Duke shënjestruar kryeministrin Rama, Kryemadhi tha se politikanët duhet të heqin dorë nga propaganda dhe t'i japin zgjidhje problemeve të qytetarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:55
Kryemadhi nga Elbasani: Taksa progresive ka goditur të varfrit, prioriteti ynë punësimi i të rinjve

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, këtë të shtunë është takuar me të rinjtë në qytetin e Elbasanit. Në këtë takim ato kanë ndarë shqetësimet e tyre të përditshme, por edhe ato për shkollimin. Në fjalën e saj Kryemadhi është shprehur se prioriteti kryesor i LSI-së është punësimi i të rinjve.

Ndër të tjera, ajo ka shtuar se pamundësia e punësimit të të rinjve, vjen si rezultat i varfërisë së familjeve të tyre, pasi ata paguajnë taksa të larta.

 “LSI ka prioritet punësimin e të rinjve dhe duke pasur parasysh që teknologjia po krijon një lloj ekspansioni ose në lloj shpërndarje të jashtëzakonshme në të gjithë botën dhe duke pasur parasysh që edhe pandemia po riformaton metodologjinë e punësimit, absolutisht që njerëzit që kanë të bëjnë me teknologjinë, me IT-në janë të lidhur drejtpërdrejt. Ndërkohë që mundësitë e zhvillimit apo të arsimimit në këtë sektor janë zero, pasi ne kemi fakultete apo degë inxhinierike të cilat nuk e kanë mundësinë e laboratorëve për të krijuar dhe mundësuar praktikat e punës, ashtu sikurse kjo mungesë e mundësive të punësimit të të rinjve po kthehet në një shpopullim. Vetë INSTAT-i kërkon të tregojë që ka rritur punësimin, por në fakt ka krijuar një punësim jo vetëm fiktiv, por edhe me një pagë minimale, me të cilën nuk arrin të paguash dot dritat, ujin e jo më të ushqehesh, të vishesh apo të krijosh familje. Pamundësia tek të rinjtë si vjen? Vjen si rezultat e varfërisë së familjeve të tyre dhe kur prindërit paguajnë taksa të larta ndërkohë që u është premtuar që do të kemi ulje të taksave për familjet e varfra ose të mesme dhe taksa të larta për të pasurit, në fakt ka ndodhur e kundërta. Taksa progresive, e cila është reklamuar dhe është propaganduar shumë, nuk është kthyer në një taksë progresive për të paguar të pasurit më shumë taksa, por janë të varfrit që paguajnë më shumë. Janë oligarkët, të cilët marrin pjesën më të madhe të buxhetit, marrin 46 për qind të buxhetit të shtetit me koncesione, janë ata që i kanë zero taksat. Pra, kjo lloj kontradikte e ka impaktin drejtpërdrejt në arsim, në shëndetësi, në shërbimet që shteti duhet ti ofrojë qytetarëve” tha Kryemadhi.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion