Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka nisur “zyrtarisht” fushatën për zgjedhjet vendore të 2023.
Stacioni i saj i dytë pas Tiranës ishte Fieri, që siç theksoi gjatë takimit do të shndërrohet në një bashki e cila do t’i shërbejë shumicës. Sipas saj zgjedhjet vendore të 2023 janë një çast vendimtar për të çliruar qeverisjen nga politika klienteliste.
Disa ditë më parë Kryemadhi ka zhvilluar një takim edhe me mbështetësit e LSI në Tiranë.
“Zgjedhjet vendore të 2023 janë çast vendimtar, për të çliruar qeverisjen e qyteteve të Shqipërisë nga politika klienteliste varfëruese. Ndaj nuk ka kohë për të humbur.
Ashtu si në të gjithë vendin, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të shumicës, jo të një grushti njerëzish.
Delegatët e Konventës Kombëtare të bashkisë Fier, të angazhuar për rolin që LSI si alternativë duhet të ketë në këto momente përballje me regjimin.”, shkruan ajo.
Një ditë pasi Ilir Meta do të lërë presidencën, Lëvizja Socialiste për Integrim ka thirrur Konventën Kombëtare, pikërisht më datë 25 korrik. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ai që ka bërë një deklaratë për mediat, se do të kryhet një riorganizim i të gjithë strukturave për zgjedhjet vendore të 2023.